Nje tjeter anetar i bandes famekeqe te Altin Dardhes, ka rene ne prangat e policise se Beratit.

Sherbimet e Komisariatit te qytetit kane arrestuar shtetasin Ilir Cuman Ponoci, 37 vjec, banues ne lagjen "Clirimi" te qytetit. Ne fakt, ndalimi i tij eshte bere pasi eshte autor i vjedhjes se lokalit te shtetasit Arjan Kanani, por policia deklaron se ky person dyshohet si autor i disa krimeve teper te renda te ndodhura ne Berat ne vitin 1997.

Burime te brendshme te Policise se Beratit bejne te ditur se Ponoci ka qene nje nga pjesetaret me te rrezikshem te bandes se lagjes "Celepias", qe drejtohej nga Altin Dardha.

Sipas burimeve policore, ne dosjen e tij jane renditur nje numer i madh krimesh te renda te ndodhura gjate vitit 1997.

Nder keto krime perfshihen qe nga grabitjet me arme, gjobeveniet, rrembimet e personave e deri te vrasjet makabre. Ponoçi njihej ne vitin 1997 si "i tmerrshmi" i bandes famekeqe, pikerisht ne ate kohe kur gjysma e qytetit nga hyrja e Beratit e deri tek Ura e Gorices u izolua nga banda e Altin Dardhes.

Burimet policore pohojne se ende duhen mbledhur prova dhe informacione per te vertetuar akuzat e renda qe bien mbi kete person dhe kjo do te behet ne saj te bashkepunimit edhe me komunitetin.

"Gjithsesi, kjo eshte vetem maja e ajsbergut", thote kreu i policise se Beratit, pasi, sipas tij, do te kete te tjera arrestime te bujshme te anetareve te bandes me te eger te vitit te mbrapshte.