Në kuadër të operacionit Vjeshtë 2017 jane arrestuar dy persona, njëri prej tyre Marjel Fierza, i njohur si i besuar i Lul Berishes.


“Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në zbatim të Plan- Operacionit “Vjeshtë 2017” në bazë të informacioneve nga strukturat policore për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: 


Marjel Fierza 30 vjeç, banues në Durrës.  


Genti Nderjaku 34 vjeç, banues në Durrës” informon policia mbremjen e sotme.


Në prill 2016  mediat publikuan nje raport sekret ku shkruhej se “dy grupe kriminale shumë të njohura dhe shumë të fuqishme që veprojnë në Shqipëri, tashmë janë bashkuar me njëri-tjetrin duke ritur ndjeshëm aktivitetin e tyre kriminal në disa qytete. Emiljano Shullazi  rezulton që kohët e fundit të jetë bashkuar me Lulëzim Berishën, ky i fundit i cilësuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si drejtues i Bandës së Durrësit  .


Në shkrimin e gazetarit Elton Qyno thuhet se “jepet një tablo e qartë e bashkëpunimit mes Shullazit dhe Lulzim Berishës, i cili nga burgu drejton grupin e tij në Durrës, (Shenim yne; Ne ate kohe Berisha ishte ne burg)  ku tashmë në teren, që delegon urdhërat e Lulit, tek personat e tjerë të grupit si Julian Meçaj e Marjel Fierza, Mond Çekiçi etj, është kunati i tij Plarent Dervishaj.”


Arrestimi


Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Porche’, me drejtues shtetasin Marjel Fierza u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 2 armë zjarri pistoletë tip Beretta; automjeti tip Porche dhe 6 telefona celularë.


Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.


Per çdo informacion qytetaret mund te telefonojne falas ne numrin 129, Policia ju garanton anonimatin.



Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter