
Burime zyrtare nga blutë e Kukësit bëjnë me dije se në pranga u vu 58-vjeçarja Elizabeta Ahmeti, banuese në Bajram Curri.
Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë më 28 tetor 2015 e ka dënuar këtë shtetase me një vit burg për veprën penale "Mashtrim".
Materialet e para procedurale do t'i kalojnë për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë.