lala-abschied-5x4_DiashowRrëfimi i ish-kapitenit, ikonë dhe legjendë në skuadrën kombëtare. Vite pa fund kuqezi, dhe nesër ndarja zyrtare me stadiumin ku memoria do ta fiksojë gjatë


Ndeshja që ne barazuam në 1996 në Norvegji, sigurisht që ka qenë dhe do të jetë një prej kujtimeve të mia më të bukura, por jo vetëm. Në atë moment kishim një skuadër me të vërtetë shumë të mirë. Për çudinë e të gjithëve, një ditë para ndeshjes kisha parashikuar se do të fitonim me rezultatin 2-1. Askush nuk e besonte një gjë të tillë. Në momentin kur kryesonim 2-0, Solskjaer me vodhi një penallti. Norvegjia si përfundim baraoi 2-2, por në përfundim të ndeshjes të gjithë më thanë, që e lashë vetë Solskjaerin që të më ikte, për të gjetur parashikimin e një ditë më par


 


Dikur, do të doja të luaja me Dinamon, dy apo të paktën një sezon. Në fakt në Tiranë, më të shumtë ishin tifozët me Partizanin apo Tiranën, por unë doja Dinamon, kjo ndoshta edhe për faktin se isha disi i ndikuar nga lagjja. Shtëpia ime ishte dy hapa larg kompleksit Dinamo, më vjen keq nuk arrita të luaja te kjo skuadër.


 


79 ndeshje me fanellën kuqezi. Me mijrëa duele të fituara dhe mbi të gjitha shumë përkushtim. I detyrohemi një duartrokitje të gjatë, të paktën kaq. I detyrohemi ca falënderime për atë që ka bërë me fanellën e Shqipërisë, apo edhe me atë të Hanoverit, ku ka prezantuar më së miri ambasadorin e Shqipërisë.


Altin Lala, e mbyll me kombëtaren shqiptare, pas një karriere fantastike 14 vjeçare. Mes emocionesh pa fund, rastesh, duelesh, shtyllash apo dhe golash, të premten para se të zbresim në fushë përballë Norvegjisë, do të jetë edhe njëherë radha e tij, në stadiumin e tij. Qemal Stafa, nuk do të ketë mundësi që të shohë më Lalën në fushë, por nuk është çudi që ta ritakojë sërish atë.


Altini nuk do ti thotë jo mundësisë që të drejtojë kuqezinjtë. Në fund të fundit ashtu siç ai pohon vetë, fanella e kombëtares është një krenari, qoftë për ata lojtarë që luajnë në fushë, qoftë për ata që qëndrojnë në stol, sigurisht edhe për ata që mund të kenë postin e trajnerit. Faleminderit Altin!


 


Pas 14 vitesh largohesh nga futbolli. Si do të ndihet Altin Lala, teksa do të zbresë edhe njëherë në fushën e Qemal Stafës?


Në fakt kjo ndeshje lamtumire është menduar gjatë. Me presidentin e fedratës Duka kemi menduar gjatë në lidhje me këtë datë, apo për ndeshjen që do të zgjidhnim. Donim që gjenim një moment të përshtatshëm e duhet të pranoj se gjërat nuk mund të shkonin më mirë se kaq. Do ta mbyll me Shqipërinë në vend të dytë. Mendoj se do të jetë shumë emocionuese si për mua edhe për Skelën.