Teksa prezantoi platformën e opozitës për çlirimin e zgjedhjeve nga krimi, kryetari i PD, Lulzim Basha u kujdes tia bënte të ditur opinionit publik me emra, të gjithë kriminelët që sipas tij kanë nën kontroll qarqet kryesore të vendit dhe punojnë për llogari të PS-së.


Dhe akuzat e tij i nisi fillimisht me deputetin Rrahman Rrahja, djalin e të cilit, të njohur sui dhunuesi i Xhisiela Malokut, e cilësoi kontingjent kriminal të PS.


Krimineli Rraja njihet si kundërshtar zgjedhor dhe ne nuk ndeshemi me socialistët por me kriminelët. Origjina e situatës së krimit në Shqipëri, është krimi elektoral, u shpreh Basha, teksa theksoi se Prokuroria po mban peng një sërë hetimesh ku vërtetohet sipas tij mbështetja e politikës nga krimi.


Më tej lideri i opozitës vijoi duke thënë se ka regjistrime të bisedave telefonike të Dakos dhe Ulsi Manjës me grupe kriminale.


Të Gjiknurit me grupe kriminale dhe mes Ramës dhe kriminelëve më famkeqë të vendit, theksoi Basha.


Në fund risolli në kujtesë grupin Bajri në Shkodër, duke thënë se përgjimet treguan se flasin më shumë për politikanë se sa kriminelë.


E njëjta gjë në Elbasan, nga Çelajt dhe Sanxhaktarët, bandat janë kthyer në faktorin më të rëndësishëm të zgjedhjeve. Saimir Tahiri apo Vangjush Dako në Durrës. Në Vlorë kaluam te Habilajt, në Dibër Ymer Lala, në Tiranë nga Emiliano Shullazi te Dritan Dajti vijojnë të marrin vendimet politike, theksoi Basha.


8 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)