Se sa shpejt gjërat ndryshojnë në futboll, kjo mund të shihet në kampionatit gjerman. Para disa javësh ishte ish-ekipi i shqiptarëve: Vata, Duro e Skela, Arminia e Bielefeldit, surpriza e bukur, që qendronte në rënditje e dyta pas Bajernit të Munihut.
Por, tashmë pas nëntë javësh kampionat, është Karlsruhe e Edmond Kapllanit në vendin e dytë. Dy skuadrat do të takohen të dielën në Karlsruhe.
Kampionia në fuqi e Bundesliga 2, Karlsruhe, është dhe befasia e madhe e sezonit, pasi skuadra e ringjitur në Bundesligë pas një mungese nëntë vjecare, pas nëntë javësh ka betonuar vendin e dytë në Bundesliga 1.
Edhe kundër Arminias së Bielefeldit, Karlsruhe nuk ka asgjë për të humbur dhe atmosfera e jashtëzakonshme që ekziston në kampin e trajnerit Ede Beker, përbën një motiv më shumë për të arritur një tjetër fitore përballë tifozëve të sa, në "Wildparkstadion".
Kapllani, sipas asaj që raporton "Kicker", do ta jëtë sërish në bankinë, pasi trajneri Beker do të hedhë në fushë nga minuta e parë si sulmues të vetëm, Sebastian Freis.
Sulmuesi durrsak në nëntë ndeshjet e para ka luajtur në shtatë të tilla, por vetëm katër herë si titullar, duke luajtur për 90 minuta të plota vetëm një herë.
Edhe një lajm i "keq" nga "shtëpia" e Edmond Kapllanit. Karlsruhe është gjobitur me 3000 euro, pasi në ndeshjen në transfertë kundër Eintrahtit të Frankfurtit (të humbur 1-0), tifozët e saj hodhën një bombë tymuese në fushë.
Stefan Mueller