Një grup me 6 emigrantë të paligjshëm është ndaluar nga policia kufitare në Kapshticë, pasi kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar.


Klandestinët nga Lindja u kapën në vendin e quajtur Lugina e Refugjatëve dhe raportohet se 4 prej tyre ishin gra dhe 2 burra.


Policia kufitare i ka dërguar emigrantët për kontroll në spitalin e Bilishtit dhe më pas ata do të transferohen në qendrën e azilkërkuesve në Babrru.


3 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)