Autori i Lajmit: red.
Nga Beqir SINA



Anëtarja e jurisë në shoun e famshëm "American Idol", amerikania me prejardhje shqiptare (arbëreshe), Kara Elizabeth Dioguardi, është martuar me mësuesin e shndërruar në kontraktues Mike McCuddy. “Ndjehem mirë. Ajo që ishte më e pabesueshme për këtë përvojë, ishte kur e pashë veten në kishë dhe aty ishin të gjithë ata njerëz aq të rëndësishëm për mua dhe Mike; të gjithë ishin aty vetëm për ne. Ishte shumë energji-dhënëse. Isha shumë e emocionuar, edhe pse nuk jam dikush që fillon të qajë”, ka thënë Kara. Ajo, është e bija e ish-kongresmenit amerikan me prejardhje shqiptare, Joseph Dioguardi. Para se të bëhej vlerësuese në shoun amerikan, ajo pati ndërtuar karrierë si autore këngësh dhe producente muzikore dhe ka punuar edhe me yjet si Celine Dion, David Archuleta, Kelly Clarkson, Carrie Underwood, Demi Lovato. Kara DioGuardi, foli për herë të parë për martesën, jo "shumë të bujshme", për revistën amerikane tabloide "In Touch - Weekly", duke quajtur kurorëzimin e javës së kaluar si "martesën e saj jo të lajmeve të mëdha".

Si u lidhën me njeri tjetrin ?

Kara: Qëlloi rastësisht, ne të dy ishim në Meksikë me pushime në të njëjtin hotel. Atje qëlloi që, në një nga lokalet e hotelit, të jemi vetëm në dhomë. Madje, ishte mëngjes dhe unë isha me pizhame. Ne patëm disa qirinj të ndezur në tavolinë dhe një vazo të vogël me lule të freskëta. Kur, ai më tha: “Kara! You knoë I love you!? (A e dini se unë ju dua)". Kaq ishte e gjitha dhe më pas, ai më tha: "Kam një pyetje për ju. Ku janë këpucët e mia?”. Unë i thashë: “Pse duhet ta di unë se ku janë këpucët e tua?!”. Ai përsëri më pyeti, por me pak ndryshim: "A e di atëherë se ku janë këpucët tuaja?!”. Unë vazhdoj: “Po, sigurisht”. Ndërsa ai: “Vishi, në rregull, atëherë edhe ju do të martoheni me mua?”, m u përgjigj ai me plot dashuri. Unë i thashë: "Po! Okay!”.

Martesa me fustan arbëresh

Bekimi i martesës në ceremoninë fetare u krye në një Kishë e Bashkuar Metodiste në shtetin Maine, dhe u udhëhoq nga prifti katolik Scott Nurse Sr. Prifti ishte ai që e konfirmoi martesën e çiftit Mike McCuddy me vajzën me origjinë arbereshe Kara DioGuardi, e cila u martua me dy fustane të bardhë të nusërisë. Kara DioGuardi, shkruan revista tabloide "In Tuoch Weekly", pati një veshje nusërie të firmës së fustanëve të bardhë për dasma "Vera Wang". Dhe, një tjetër fustan antik të traditës së arbereshëve të Italisë, trashëgim nga gjyshja e saj. Fustani i nusërisë që veshi Kara DioGuardi thonë banorët e provincës së Kozencës "ka mbetur legjendë jo vetëm për familjen Argondica, por për të gjithë zonën e Vakarixo Albanese në provincën e Kozencës”. Ai është i vetmi fustan i bardhë nusërie që kjo familje trashëgon me shekuj. I vetmi informacion që kanë për të, është se është sjellë në Itali rreth 6 shekuj më parë nga familja e Argondicajve, nga Shqipëria".

Bizhuteritë 250 mijë dollarë

Burri i saj McCuddy, i vendosi në gishtin e katërt të dorës së djathtë një unazë 30-karat me diamante, një byzylyk me platinum dhe një palë vathë llambadar 20 karatsh e diamante. Vlera e bizhuterive të saj kushtonte 250.000 mijë dollarë amerikanë. Kara DioGuardi tha se ishte ajo që pati kërkuar që dasmën t a bënin në shtetin federal Maine. Ajo shtoi se i pëlqente ky vend për të bërë një dasmë të thjeshtë, në mënyrë natyrale, të bukur, të qetë. Në dasmë morën pjesë rreth 50 të ftuar, kryesisht njerëzit më të afërt të dy familjeve të nuses dhe dhëndrrit. Kara DioGuardi, është vajza e vetme e ish kongresmenit të njohur, republikan të Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidentit vullnetar të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane.

Fati "i provuar" i Kara DioGuradi

E bija e kongresmenit me origjinë shqiptare, Kara, ishte 12 vjeçe kur një çerek shekulli më parë u ngjit në skenën e sallës luksoze të Grand Ballroom të hotel “Waldorf Astoria” në Manhattan NY dhe këndoi në Ditën e Festës së Kolombit (Colombus Day). Këtë herë ajo mori çmimin "Honoree” (Nderi), që u jepet nga fondacioni qytetarëve të Kolombit. Duke shkruar për mbrëmjen e së shtunës, gazeta italiane "Oggi", kujton ballon festuese të 1983-it, kur Kara e vogël, por guximtare, këndoi gjithë zjarr dhe bëri që aktorja e madhe me famë botërore, Sofia Loren që ndodhej në sallë, të ngrihej në këmbë dhe të duartrokiste me zjarr duke thirrur: Brava, BRAVA! Kara, e cila ka marrë çmimin si kompozitorja më e mirë e vitit në muzikën “Pop” është nga më të kërkuarat në skenën e muzikës Pop në SHBA dhe botë. Me 100 milionë kopje të shitura nga albumet e saj, muzika e kësaj artisteje i ka dhënë famë shumë këngëtarëve që sot ndiqen nga miliona adhurues në të gjithë botën. ”Taking chances” (Të vësh fatin në provë) është disku i ri me muzikë të Kara DioGuardit dhe i kënduar nga Celine Dion, që del në shitje më 13 nëntor. Suksesi është i garantuar pas famës që DioGuradi ka arritur me Faith Hill dhe Christina Agiliera. Kara, ka bashkëpunar suksesshëm edhe me emra të tjerë, si Enrique Iglesias, Kelly Clarkson, Gwin Stafani, Carlos Santana, Avril Lavigne, etj. Me firmën e saj të njohur "Art House Entertainment", ajo është ngjitur në 10 albumet më të shitur në SHBA. Gjatë tre viteve të fundit, Kara DioGuardi ka krijuar 50 këngë, të cilat janë renditur në vendet e para të klasifikimeve Amerikane dhe Europiane. "E nominuara për fitimin e çmimit Grammy, këngëtarja, kompozitorija dhe autore e teksteve të këngëve Kara DioGuardi e bija e ish kongresmenit me origjinë shqiptare Jospeh J. DioGuardi, ishte në edicionin që sapo u mbyll përkrah panelit të "gjyqtarve, të tjerë me Simon Coëell, Paula Abdul dhe Randy Jackson, në edicionin e tetë të spektaklit më të famëshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës "American Idol" .



Karriera që nisi nga “rrënjët” shqiptare

Kara Elizabeth DioGuardi ka lindur më 9 dhjetor 1970. U lind dhe u rritë në një krahinë të Nju Jorkut, e cila quhet "Wilmot Woods" në pjesën e lartme, të New Roshell-it. Pasi përfundoi studimet në “Duke University”, u punësua në sektorin e marketingut në njërën prej revistave më të njohura të Nju Jorkut - Billboard Magazine. Kudo, në biografinë e saj shkruhet; se Kara është Shqiptare (Albanian) (Arbëreshe), duke qenë e hijshme, sepse është e bija e ish kongresmenit republikan të Nju Jorkut, Jospeh J DioGuardi. Kara Elizabeth DioGuardi, nuk është e para nga disa prej atyre yjeve të artit ose emrave të famshëm në Amerikë, që publikisht janë duke treguar rrënjët e tyre. Kështu ka ndodhur edhe me James Belushin, Phill Regis, Eliza Dushku, Sandra Bullock, Agim Kaba, Jim Biberaj, Stan Dragoti, Masiela Lusha, Pjeter Malota (Lulgjuraj), Fadil Berisha, Tony Dovolani, Elza Zagreda, Luan Behxheti, e shumë tjerë. Kara Elizabeth DioGuardi, ndërkohë që rritej dhe i shtohej fama në Amerikë, filloi të deklarojë rrënjët e saj shqiptare, si vajza e Presidentit të Ligës Qytetare Shqiptaro - Amerikane Joeseph J DioGuardit. Ajo, ka patur një gjyshe (nënën e nënës), e cila vdiq vitin e kaluar e quajtur Mary Pizzutello, e lindur në një fshat shqiptar në Itali, Barile. Ndërsa gjyshi i saj, babai Joe DioGuardit e ka të lindur në një fshat shqiptar, Greci afër Napolit. Kara Elizabeth DioGuardi, e cila është duke korrur suksese të konsiderueshme në Amerikë, ka gjetur edhe kjo në mënyrën e saj, ashtu si edhe artistët e tjerë me rrënjë ose gjak shqiptar në Amerikë, që me famën dhe emrin që kanë bërë, po kontribuojnë e lobojnë për shqipëtarizmin, duke i treguar gjithë Amerikës, se kush janë dhe të kujt janë. Ndërkohë ajo është pronare e një kompanie botimesh (Arthouse Entertainment) dhe punon në firmën Warner Brothers.

Ky lajm është publikuar: 15/07/2009