Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina ka urdhëruar pezullimin e menjëherë të drejtoreshës së Teknologjisë, Informacionit dhe komunikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.


Sipas një njoftimi të Ministrisë, Ornela Koleka, drejtuese e këtij dikasteri pezullohet për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme.


Ky pezullim është bërë për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ana e znj. Koleka në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe detyrave të caktuara nëpërmjet urdhrave të Ministrit të Arsimit dhe Sportit si dhe për garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e sistemeve të sigurisë dhe bazës së të dhënave të institucionit, thuhet në njoftim.


Pezullimi nga detyra vjen në kundër të vendimit të Këshillit të Ministrave për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter