Një gomone me 1 ton kanabis është sekuestruar mbrëmjen e sotme pranë Karaburinit.


Mësohet se mjeti i lundrimit është kapur pranë Karaburunit, teksa ishte gati për të transportuar drogën. Lënda narkotike do dërgohej drejt Italisë.


Mjeti u gjet i braktisur, pasi trafikantët u larguan sapo pikasën që ishin zbuluar nga policia. Kjo e fundit është vënë në ndjekje të tyre.


27 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)