Kourtney Kardashian dhe Scott Disick


E mërkurë, 16 shkurt 2011, NOA- Ndërsa pak kohë më parë zyrtarizoi fejesën,


Kourtney Kardashian pritet që të martohet me Scott Disick këtë vit.


“Kourtney dhe Scott do të martohen sivjet. Kourtney është e entuziazmuar për këtë. Ajo e do Scottin, ajo dëshiron të jetë bashkëshortja e tij. Ajo tashmë po shikon fustanin e nusërisë dhe detajet tjera”, deklaroi për mediat zëdhënësi i Kardashain.


Ajo e bëri të ditur fejesën në emisionin e saj “Keeping Up With The Kardashians”.


Ndërkaq kjo duket se do i sjellë çiftit një përforcim më të madh të marrëdhënies së tyre, pasi sipas zëdhënësit të Kurtneyt, martesa është një hap që e dëshirojnë të dy.


a.y/NOA


Lajme të ngjashmeNuk ka lajme të ngjashme


Lidhje: fejesën, kardashain, këtë vit, martohet, Scott Disick