Te kthyera ne nje tradite, karnavalet si cdo vit jane zhvilluar ne Shkoder duke krijuar nje atmosfere festive ne qytet.

Njerez te moshave te ndryshme me maska ne fytyre jane bere pjese e karvanit te gjate te karnavaleve, i cili ka ecur ne rruget kryesore te qytetit.

Sipas organizatoreve, kete vit karnavalet kane pasur nje strukture organizative te vecante, duke filluar nga ana artistike nga veshjet te cilat kane qene speciale dhe te vecanta, ku nje pjese e tyre kane ardhur nga Venecia.

Shume qytetare kurioze per te pare maskat dhe veshjet shoqeronin karvanin ne rruget e qytetit. Oratoret qe drejtonin karnavalet u jane drejtuar qytetareve qe te gjithe se bashku te luftojne dhe denoncojne veset e shoqerise.

Me pas, ashtu sic eshte bere tradite eshte djegur edhe dordoleci i karnavaleve qe simbolizon djegien e te gjitha veseve dhe te keqijave te shoqerise.

Nderkohe, me rastin e karnavaleve ne fototeken “Marubi” eshte hapur dhe nje ekspozite ne rrugen e re pedonale ku jane vendosur foto te vjetra te karnavaleve te zhvilluara ne Shkoder qe ne vitin 1913.