Ne fillim te kesaj shkrese zyrtare, sekretari per Ceshtjet Zgjedhore nenvizon se pergjigja e Ministrise e dy diteve me pare, ishte nje reagim i nxituar.
Permes shkreses qe ka detaje te hollesishme PS nenvizon se ka munguar informacioni per daten e hapjes se stacioneve te aplikimit.
Gjithashtu PS veren se ne shumicen e njesive vendore qe drejtohen nga Partia Demokratike shfaqet nje gjendje problematike e aplikimeve dhe se rezultojne te mbeten pa aplikuar votues pa pasaporte per shkak te situates problematike ne 234 zyra te gjendjes civile nga 447 zyra ne te gjithe vendin.
Duke u bazuar ne disa te dhena zyrtare PS, veren se Ministria e Brendshme ka qene e pasakte ne shifren e votuesve pa pasaporte nderkohe qe thote se shifra eshte me e larte.
Por zyrtari i selise roze ne shkresen drejtuar Minitrise se Brendshme thote se ky dikaster ne shkresen e dates 26 maj 2009 pranon indirekt se rreth 260 mije votues nuk mund te aplikojne duke i klasifikuar ata padrejtesisht si pjese e emigracionit te paligjshem.
PS kerkon informacione si dhe opsionet e zgjidhjes per shqetesimet e lartpermendura dhe thote se ne themel te qendrimit te saj ne vijimesi ne lidhje me procesin zgjedhor do te jete analiza e ketyre informacioneve dhe vleresimet perkatese.