Kur cdo dite i shikon qytetaret e Shqiperise tek zene radhe pa fund per t'u pajisur me kartat elektronike te identifikimit mendon se shqiptaret i ka marre malli per radhet e gjata, vetem se kesaj radhe nuk jane per qumesht, mish apo vajguri, por per karta identiteti. Qeveria kenaqet tek i shikon radhet e gjata, kurse opozita i deshiron te jene edhe me te gjata. Po kjo eshte e kuptueshme vetem imagjinoni per nje cast se sa i "pushtetshem" do ndjehej cdo politikan nese do te mbante ne dore ne nje chip elektronik identitetet e te gjithe shqiptareve, e per te mos vazhduar ta shtyjme imagjinaten me tej sepse gjerat shemtohen me shume.


Deri me sot nuk kam pare e degjuar asnje qytetare shqiptare qe te kundershtoje me force apo edhe thjesht te refuzoje pajisjen me karta identiteti me argumentin se privatesia e tyre eshte shume e shtrenjte dhe ata nuk do ta pranonin qe jo vetem te hiqnin dore nga kjo privatesi por ironikisht te jepnin edhe para qe kjo t'u merrej pergjithmone. Edhe me shume cuditem sesi te pakten "rebele te pakorrigjueshem" si Lubonja, Zheji, apo Ypi, apo nga ndonje shoqate qe merret me te drejtat e njeriut heshten pa dhene asnje lloj reagimi per procesin ne fjale... Me kete qe them nuk dua te bej aleate sepse per te mbrojtur lirine e cdo individi nuk ka nevoje per te tille. Nga ky kendveshtrim duket sikur te gjithe jane dakorduar me gjithcka qe po ndodh "per mire" ndersa une qe po shkruaj kete artikull po rrah uje ne hava. Nese do ishte vetem kjo e fundit, atehere nuk perben asnje problem sepse nga ky moment qe po lexoni deri neser ajo cfare eshte thene ne kete artikull mund te harrohet.


Ne kete artikull do perpiqem qe te jap argument se perse kartat elektronike te identitetit cenojne rende privatesine e qytetarit apo 'mevetesine e tij' sic do kishte dashur me te drejte te thoshte ndonje gjuhetar i shqipes.


Po cfare eshte privatesia? Privatesia eshte nje fjale, kuptimi i se ciles ne te gjithe fjaloret e botes perkufizohet me sekretin apo sekretet qe gjithsecili nga ne mbart brenda vetes, lidhet me konfidencialitetin tone, me ate qe ne na ndan nga gjithe te tjeret, lidhet me pronen tone intelektuale, pra me gjithcka qe ne na ben unike ne kete bote.


Pra kjo privatesi eshte per Ne individet ta gezojme dhe per te Tjeret, ku natyrisht qeveria perfshihet, te na e respektojne kete privatesi dhe ligjerisht te kerkojne te zbulojne per te nese do e sjelle nevoja. Kjo e fundit ndodh pikerisht atehere kur interesat e shoqerise apo individit preken, nuk respektohen apo ne rastin me te keq dhunohen. Pra sic mund ta kuptojme privatesia eshte pjese e lirise tone, madje ne shume rrethana mund ta identifikojme si vete lirine.


Sigurisht qe si individe brenda nje shteti ne na duhet te kemi marredhenie me kete te fundit dhe qe keto marredhenie te mund te funksionojne, shpesh lind nevoja qe ne te japim te dhenat tona personale per regjistrim. Pikerisht ne funksion te marredhenies 'Qeveria ne sherbim te individit' ne japim te dhenat tona per te marre nje sherbim te caktuar prej saj, si fjala vjen certifikatat e lindjes, marteses, familjare e po keshtu pasaportat qe na mundesojne levizjen. Por nderkohe qe te dhenat tona ne i bejme te disponueshme per autoritetet ne u japim mundesi dhe lehtesi atyre qe te permbushin detyrat qe parashikon ligji.


Shqiperia ka nje ligj per mbrojtjen e te dhenave te personit Nr. 8571 me 21 nene, formatuar ne me pak se pese faqe A4, qe pasi mbaron se lexuari cdo qytetar e kupton se eshte nje mish-mash fjalesh dhe termash legale qe jo vetem nuk qartesojne se si do realizohet mbrojtja e te dhenave te personit por te shtie friken kur mendon se sa te pa mbrojtur jane qytetaret nga ky ligj. Neni 7 dhe 8 i ketij ligji flet per 'personin' ( apo edhe te 'tjere qe jane pergjegjes per trajtimin e te dhenave dhe nuk sqarohet asgje se cilet jane keta persona. Nese jane 'autoritet' atehere cili eshte 'autoriteti' qe u jep autoritetin ose qe i emeron?? Nese 'autoriteti' qe i jep autoritet ketij 'personi' qe me mire ta quajme 'kontrolluesin e te dhenave' (data controller) eshte parlamenti i Shqiperise atehere konstitucionalistet shqiptare t'u tregojne qytetareve se si Kushtetuta e Shqiperise ka kode te detajuara qe rregullojne raportet e ketyre dy instancave nepermjet nje qarku te mbyllur (ligji ekzistues shprehet ne forme piramidale) institucionesh dhe ligjesh, dhe garantojne qytetaret nga keqperdorimi i te dhenave te tyre personale. Ne asnje moment Ligji 8571 nuk jep shpjegim se cilat jane raportet e ketij 'personi' me parlamentin shqiptar dhe me gjithe institucionet e tjera ne vend. Ne pjesen me te mire te vendeve perendimore, midis parlamentit dhe 'kontrolluesit te te dhenave personale', qendron nje Komisioner i cili raporton para parlamentit dhe siguron aplikimin e rregullt te ligjit ne fjale. Duhet theksuar se ky Komisioner si autoritet nuk qendron permbi 'autoritetin qe trajton te dhenat personale'.


Ne Nenin 2 te ketij Ligji kategorizimi i te dhenave personale eshte shume i paqarte, pershkruhet me fjale te pergjithshme dhe ne fakt shpreh vetem dy kategori. Nderkohe qe se paku duhet te kishte kater kategori dhe per secilen ligji duhej te shprehte qarte pozicionin e 'personit qe trajton te dhenat personale', Komisionerit dhe gjithe autoriteteve te tjere qe jane pjese e hallkave ne zinxhirin e mbyllur.


I gjithe spektri politik apo dhe ai civil nuk u ka shpjeguar qytetareve shqiptare se cilat jane avantazhet dhe disavantazhet e pajisjes me karta elektronike identiteti. Nuk i di se cilat jane arsyet per kete. Referuar eksperiences britanike mund te them se Mbreteria e Bashkuar e cila ka nje histori tragjike me terrorizmin apo probleme te shumta me emigracionin ende prej rreth 6 vjetesh vazhdon diskutimin publik dhe ne parlament per pajisjen e qytetareve me karta identiteti apo jo. Parlamenti Britanik u shpreh shume skeptik ne Qershor te vitit 2008 dhe ende nuk eshte arritur ne nje konsensus qe Ligji per pajisjen e qytetareve me karta identiteti te miratohet.


Nese argumenti qe sjell politika eshte se keto karta identiteti japin transparence me te madhe gjate proceseve te zgjedhjeve, kjo jo vetem nuk eshte e vertetuar por politika duhet te dije mire se per kete ka nje alternative reale qe funksionon shume here me mire dhe qe tashme eshte provuar nga demokracite perendimore. Kjo alternative eshte Regjistri i Zgjedhjeve. (The Election Roll)


Nese argument tjeter qe sjell politika ne favor te kartave elektronike te identitetit eshte se me keto karta qytetaret do kene lehtesi ne sigurimin e disa sherbimeve nga shteti atehere ka mjete te tjera identifikimi sic jane pasaporta, patenta e makines, faturat e gjendjes financiare, faturat nga sherbimet utilitare etj.


Nje argument tjeter i politikes do ishte se kartat elektronike duhen sepse keshtu do kemi mundesi te mbrohemi nga terrorizmi dhe terroristet. Deri me sot Shqiperia nuk ka qene target i ndonje sulmi terrorist dhe nuk ka asnje lloj inteligjence publike qe te dyshoje se dicka e tille mund te ndodhe ne te ardhmen.


Pra duket qarte se politika nuk ka asnje argument serioz se perse qytetarit shqiptar i duhen kartat elektronike te identifikimit.


Ne kete pike i nderuari Mitro Cela me siguri do bente ndonje nga ato pyetjet e tij te lezetshme dhe do thoshte: "Po sikur largqofti te derdhte pa dashje kafen tek sistemi qendror kompjuterik ku ruhen te dhenat tona... cfare ndodh me pas?"


Ehh cfare ndodh me pas... me mire mos pyet.... se sqarime ne ligj apo sqarime zyrtare nuk do te gjesh... po te pyesesh politikanet ata me siguri do thone se ne nje rast te tille do fillojme pajisjen e popullsise me karta te tjera dhe do u themi se keto qe keni u vjetersuan.


Dhe keshtu privatesia jone, e cila duhet te jete e shenjte, behet loje e bukur, madje mund te behet edhe loje virtuale si ato te Play Station.