Donald Trump i ka bërë thirrje karvanit të emigrantëve në kufi me Meksikën që të kthehen në shtëpi. Go Home!, – ka shkruar në Twitter.


Bashkiaku i Tijuanas, – shton presidenti amerikan. ka deklaruar se qyteti është i papërgatitur të menaxhojë kaq shumë emigrantë. Në të njëjtën mënyrë, ka përfunduar Trump, SHBA-të nuk janë të përgatitur për këtë pushtim dhe nuk do ta tolerojnë. Po shkaktojnë krime dhe probleme të mëdha në Meksikë.


Pikërisht në Tijuana, tensioni mes banorëve po rritet për frikën e një pushtimi të karvanit të emigrantëve në udhëtim drejt Veriut. Në qytetin kufitar meksikan, kanë mbërritur deri tani 2.400 persona dhe mijëra të tjerë priten në ditët në vijim. Kështu, qindra meksikanë kanë zbritur në rrugë pë të protestuar. Ata pohojnë se nuk kanë asnjë problem me emigracionin e ligjshëm, por janë kundër atyre që e kanë cilësuar këtë një pushtim të jashtëligjshëm. Disa protestues i kanë kërkuar qeverisë meksikane që të zbatojë një linjë më të ashpër ndaj presidentit Trump.


Ai është duke mbrojtur kufiri e tij, ndryshe nga presidenti ynë, – ka thënë një manifestuse. Tani do të ketë më shumë dhunë në Tijuana.


Të premten, bashkiaku i Tijuanas, Juan Manuel Gastelum, e kishte quajtur mbërritjen e emigrantëve një valë dhe u kishte kërkuar autoriteteve federale ndihmë. Por Trump ka komentuar: Tani këta njerëz do të sjellin kriminalitet dhe probleme të mëdha në Meksikë. Kthehuni në shtëpi!. Janë rreth 10 mijë pesona në këmbë, në ë paktën tre karvanë të ndryshëm, që janë duke kaluar në territorin e Meksikës drejt kufirit me SHBA-të.


Ndërkohë, Pentagoni po planifikon fillimin e tërheqjes së trupave në kufirin meksikan. Kjo u tha nga gjenerali Jeffrey Buchanan, i cili koordinon misionin, i cili u ngarkua me ndalimin e karvanit të emigrantëve që vinin nga Amerika Qendrore. “Përafërsisht 5,800 ushtarë u dërguan për të mbështetur agjentët e Doganës dhe Patrullës Kufitare të angazhuar për të luftuar emigracionin e paligjshëm, – tha ai, – ata duhet të kthehen në shtëpi deri në Krishtlindje”.







20 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)