Nga Express me 05 dhjetor 2010 ne ora 1235

Pajtim Kasami pritet te largohet nga Palermo gjate afatit kalimtar te janarit. Mesfushori shqiptar pritet te huazohet te ndonje skuader tjeter pasi te klubi sicilian po perballet me nje konkurrence te madhe e cila nuk po i krijon hapesire per t146u futur ne ekipin e pare.



Reprezentuesi U21 i Zvicres ne fillim te stinorit ne Serie A ishte titullar por pas disa xhirove perfundoi ne bankine dhe u inkuadrua rralle ne fushen e lojes. Ueb faqja zvicerane 4-4-2.com shkruan se Kasami do te huazohet ne janar me qellim qe te zhvilloje ndeshje dhe te marre pervoje.



Sipas 4-4-2.com per sherbimet e talentit shqiptar tashme jane te interesuara tri ekipe nga e elita e futbollit italian Cesena Chievo dhe se fundit Bari.



147Ne javet e ardhshme lojtari se bashku me trajneri Delio Rossi do te zgjedhin klubin e duhur. Huazimi per nje vit e gjysme duket zgjedhja me e mire148 shkruan ueb faqja zvicerane.



Kasami gjate kesaj vere nga klubi zviceran Bellinzona u transferua te Palermo me te cilin ka firmosur nje kontrate kater vjecare.