TIRANEuml-Nje familje emigrantesh shqiptare te shtreses se mesme zhvendosen nga nje qytet ne Kanada ne nje kasolle buze nje liqeni vend ky i trasheguar nga nje xhaxha i tyre dhe detyrohen te pershtasin jetesen mes nje grupi banoresh te paintegruar.
Pikerisht ne kete hapesire i ka vendosur regjisori kanadez Nicholas Kinsey ngjarjet e filmit serial Cottage in America Kasollja ne Amerike xhirimet e te cilit kane nisur para disa javesh ne Quebec dhe News Brunswik Kanada.
Artistet shqiptare Flutra Zymi Prishtine dhe Mirush Kabashi Tirane jane pjese e kastit te aktoreve ne filmin me gjashte seri te regjisorit Kinsey i cili shprehet se eshte kenaqesi te punoj me aktoret nga Shqiperia dhe Kosova vecanerisht me te shumetalentuarin Mirush Kabashi dhe me Flutura Zymin.
Per regjisorin kanadez ky nuk eshte bashkepunimi i pare me aktore shqiptare. Ai sjell ne vemendje nje bashkepunim te disa viteve me pare ne realizimin e filmit Women without wings Gra pa krahe ne veri te Shqiperise.
Personalisht jam nje simpatizant i madh te gjitha gjerave shqiptare dhe do te doja shume qe te kthehesha dhe te xhiroja nje tjeter film atje tha Kinsey i cili per hartimin e skenarit te ri ka patur si bashkepunetor Florenc Canin Durres.
Marie-Christine Mathieu drejtore e produksionit te filmit Kasollja ne Amerike thote se eshte kenaqesi dhe nje ndjenje e mrekullueshme per te gjithe grupin e xhirimit qe te punosh me Mirushin. Ai eshte nje aktor fantastik dhe nje njeri i mrekullueshem.
Ne nje prononcim per ATSH-ne aktori Mirush Kabashi vlereson kete pervoje ne Kanada. Pervoja eshte e vecante pasi pjesa me e madhe e artisteve jane kanadeze dhe ne film flitet anglisht. Regjisori Nicholas Kinsey krijon ne sheshin e xhirimit nje atmosfere krijuese te mrekullueshme i inkurajon aktoret bashkeepunon me ta tregon Mirushi Kabashi.
Aktori Kabashi i eshte bashkuar prej 6 tetorit grupit te ketij seriali qe po xhirohet ne Kanada dhe sic rrefen ai puna ne shesh xhirim eshte e lodhshme dhe e veshtire. Jo rralle xhirohet mbi 12 ore ne dite por per Kabashin gjithcka funksionon si sahat zviceran. Secili kryen detyren me korrektese pasion dhe profesionalizem te rralle thote ai.
Marredheniet me koleget kanadeze Mirush Kabashi i percakton me shume se shoqerore. Do te thoja familjare shprehet Kabashi i cili beson se filmi do te pasqyroje nivelin e xhirimeve dhe do te gjeje padiskutim ekranin e televizionit. Se fundi ai nuk e fsheh kenaqesine se roli kryesor ne kete film i eshte besuar aktores se re nga Prishtina Flutra Zymi.

Kasollja ne Amerike

Kryefamiljari Fatos Imani nje kardiokirurg shqiptar ka emigruar ne Kanada ku nuk mund te ushtroje profesionin sepse i mungon licenca. Ai detyrohet te punoje si taksist per vite me radhe. Keshtu dhe bashkeshortja e tij Elira qe interpretohet nga aktorja kosovare Flutra Zymi nje arsimtare e cila detyrohet te punoje si pastruese. Ata kane nje djale Agronin i apasionuar pas kompjuterave dhe nje vajze adoleshente Driten qe enderron te behet e famshme ne showbiz. Se bashku me ta ka emigruar ne Kanada dhe gjyshi Zamiri interpretuar nga Mirush Kabashi nje bari delesh ne Shqiperi dhe qe ne shtepine e re gjendet shume rehat.
Familja Imani shpejt takohet me vellezerit Elmer dhe Elvis Gimp. I pari nje djale i mire me profesion mekanik ndersa vellai bashkepunon me te atin Horatio ne disa krime te vogla kryesisht kontrabande pijesh dhe cigaresh me qellim qe te pasurohen shpejt.
Por jane edhe pjestaret e tjere te familjes qe i vizitojne. Xhaxha Besimi vjen te kerkoje Zamirin qe ta ndihmoje te shlyejne gjakun e nje vrasje ne qytet. Ndersa mbesa e tyre Mirjeta vjen per te pergatitur martesen e saj me nje biznesmen te cilin ajo nuk e ka takuar kurre por vetem ka komunikuar me te permes internetit. Dhe vete gjysh Zamiri i cili ben lloj-lloj ngaterresash duke ziere raki ne shtepi dhe duke e shitur ate ne menyre te paligjshme.
Cottage in America eshte nje komedi e zeze e ngjashme me serialin e njohur amerikan Sopranot. Subjekti eshte marre nga nje familje emigrantesh qe pershtaten me zor me jeten ne kasolle. Nje serial per anen tjeter te medaljes se jetes ne kasolle-mizerja dhe varferia kthehen serish ne komunitetin e vogel sapo qeraxhinjte e pasur ikin ne shtepi.

Cinegraphe studio realizuese e filmit serial

Regjisori skenaristi e producenti Nicholas Kinsey ka realizuar mbi 500 pune te ndryshme filma dokumentare seriale televizive te shkurtra reklama etj. kryesisht me kompanine Cinegraphe themeluar ne vitin 1976 ne Kanada. Ai eshte pjesemarres i rregullt ne festivalet qe organizohen nga qytete te ndryshme ne Kanada apo nga vende te tjera. Nder filmat e tij me metrazh te gjate permenden Short Change 1989 Women Without Wings 2002 Lakefront 2004 The Backup Man 2006 Killing Ruth - the Snuff Dialogues 2010 dhe My Best Friends Deception 2010.
Filmi Women Without Wings Gra pa Krahe ose Gra te Lidhura me regji te Nicholas Kinsey ka ne qender fenomenin shqiptar te burrneshave grave te virgjera qe mbesin vetem ne shtepi dhe marrin rolin e mashkullit. Trupa e aktoreve perbehej nga Katya Gardner Micheline Lanctocirct Besa Imami Gjovalin Gjoni dhe Alfred Trebicka.
Filmi eshte prezantuar ne Montreal Film Festival 2002 Mannheim-Heidelberg Film Festival 2002 Huston Worldfest 2003 ku eshte nderuar dhe me nje cmim te dyte. Filmi u shfaq premiere ne 27 nentor te vitit 2003 ne Tirane dhe me pas dhe ne disa kinema te Kanadase dhe Zvicres.
Muzika e filmit Women Without Wings u realizua nga kompozitori Aleksander Peci ndersa ndihmoi si drejtor artistik Ilia Xhokaxhi. Ne role episodike kane intepretuar dhe shume aktore te tjere shqiptare si Bep Shiroka Agron Dizdari Himena Imeri Ina Mexhitaj Leonard Ujka Merita Smaja Visar Vishka Ramiz Rama Gjon Kola Enver Hyseni Lucjana Vata Terezina Rakaj Rajmonda Marko Gentian Hazizi Ismet Drishti Gjelosh Olaj Lek Dushmani etj.

d.b/ATA/BalkanWeb