Disa prej mediave qeveritare kanë publikuar një lajm, ku evidentojnë një gafë të kreut të PS-së, Edi Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovës. Sipas tyre, Rama kishte kërkuar takim me Ramush Haradinajn, në një kohë që ky i fundit ndodhet i burgosur në Hagë, në pritje të gjykimit.


Në fakt ekziston një email i tillë, vetëm se ai është falsifikuar nga ana e Kastriot Islamit, që e ka dërguar këtë email në emër të Partisë Socialiste. Islami ua ka dërguar këtë email mediave qeveritare, duke pretenduar se është nisur nga ana e zyrës së Ramës.


Lënda:  Kërkesë për takim me Kryetarin e Aleancës per Ardhmërinë e Kosovës , Zotin Ramush Haradinaj


I nderuar z. Ramadani,


Së pari dëshiroj tju uroj punë të mbarë dhe të shpreh kënaqësinë e veçantë që po komunikoj me ju.


Dëshiroj tju informoj se Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, zoti Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Kosovë, më datë 28 nëntor 2011. Në kuadër të kësaj vizite, Kryetari i PSSh-së dëshiron të ketë një takim me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Z. Ramush  Haradinaj.


Duke shpresuar në një përgjigje sa më të shpejtë nga ana juaj, përfitoj nga rasti tju shpreh sigurimet e konsideratës sime të lartë.


Sinqerisht,


Belinda Balluku


Shefe e Kabinetit të Kryetarit


Partia Socialiste e Shqipërisë


Kjo është përmbajtjta e email-it të falsifikuar nga ana e Kastriot Islamit, duke prodhuar kështu një lajm të rremë për mediat qeveritare.


Më poshtë është edhe lista e personave që Islami u ka dërguar emailin e falsifikuar.


 


From: Kastriot Islami <[email protected]>


Date: 8 December 2011 23:40


Subject: Kerkesa e Rames per te takuar Haradinajn ne 28 nentor ne Prishtine….!!!!!


To: [email protected], [email protected], [email protected], Andi tela <[email protected]>, [email protected], Thoma Gellci <[email protected]>, Ylli Dylgjeri <[email protected]>, Ulqini Musa <[email protected]>, [email protected], [email protected], [email protected], arion sulo <[email protected]>, [email protected], Fejzi Braushi <[email protected]>, Genc Mlloja <[email protected]>, Henri Çili <[email protected]>, jonida shehu <[email protected]>, [email protected], zheji artur <[email protected]>, mili xhani <[email protected]>, Agim Nesho <[email protected]>, Monika Bixho <Monik[email protected]>, Maela Marini <[email protected]>