Skuadra kryesuese e kampionatit mysafire ne stadiumin e Krujes ka arritur te dale duarplot fale golave te Daniel Xhafajt dhe Nijas Lenes. Ndersa per vendasit barazoi perkohesisht mbrojtesi Xhafa. Pas nje pjese te pare te ekuilibruar dhe me disa raste per shenim nga vendasit ne fillim te fraksionit te dyte te lojes ishte Daniel Xhafaj ai qe ka shenuar pas nje aksioni koral te miqve qe ka kaluar nga kembet e Roshit dhe Sakajt si fillim per tu devijuar ne rrjeten e portes vendese nga bomberi 11-golesh i Flamurtarit. Ky u duk se ka qene momenti percaktues i kesaj sfide nderkohe qe Kastrioti ka shpenzuar jo pak energji per te mos dale i mundur nga fusha e vet. Trajneri Ramazan Ndreu hodhi ne fushe edhe blerjen e re Davor Piskor nga kembet e te cilit erdhi edhe goli i barazimit. Nje goditje denimi e gjuajtur nga ky i fundit u grushtua fillimisht nga portieri i



Flamurtarit Mocka por pa u larguar plotesisht nga zona. Aty mbrojtesi Xhafa vetem sa shtyu topin ne rrjete duke barazuar. Por dy minuta me vone Kastrioti mbeti me nje lojtar me pak pasi mbrojtesi Hoxha u largua me karton te kuq dy te verdhe. Vendasit u struken ne mbrojtje te rezultatit ndersa vlonjatet shtuan menjehere sulmet. Ne minuten e 88-te eshte serish Daniel Xhafaj ai qe behet protagonist me nje dalje ne krahun e djathte te sulmit duke hyre ne zone dhe dhene nje asist per Nijas Lenen i cili nga zero metra vetem sa e devijoi me koke topin ne rrjete. Ne minutat e mbetura miqte ruajten rezultatin ndersa tifozet e irrituar leshuan gure dhe sende te forta ne fushe. Ne dy raste mbrojtesi Zekeria Ramadani dhe mesfushori Halim Begaj jane qelluar me gure duke dale te demtuar nga fusha e lojes. Konfrontimet kane vazhduar edhe ne tunelin e dhomave te zhveshjes. Nderkohe java e 17-te e Superiores do te vazhdoje sot me takimet Bylis-Laci dhe Vllaznia-Besa ndersa neser Elbasani-Dinamo dhe Shkumbini-Teuta. Kjo jave do mbyllet me supersfiden Tirana-Skenderbeu takim qe do luhet me drita ne stadiumin Qemal Stafa ora 1700 diten e hene.