www.albania-sport.com- Lushnja shpartalloi 8-0 “fëmijët” e Bilisht Sport, në fitoren më të bujshme të këtij sezoni në Kategorinë e Parë. Pasi humbi terren ndaj Elbasanit të vendit të dytë pas barazimit në mesjavë me Burrelin, Lushnja shkarkoi gjithë inatin ndaj Bilishtit, që pësoi humbjen e pestë rresht. Goleada verdhjeshile ka një protagonist absolut: Dorian Bubeqin, autorin e katër golave në këtë takim, që mori edhe kryesimin e golashënuesve të këtij kompeticioni. Tre gola në pjesën e parë: Bubeqi (18’, p), Arbri (26’) dhe Prela (35’), dhe pesë në të dytën: Bubeqi (46’), Bubeqi (50’), Çela (62’), Canka (70’) dhe sërish Bubeqi në minutën e 82-të argëtuan shënuesit e paktë në “Roza Haxhiu”. Me tetë golat e shënuar kundër Bilishti Sport të Spartak Merakut, Lushnja është fuqia më e madhe sulmuese e kampionatit: 45 gola, duke lënë pas Bylisin (40) dhe Elbasanin (39) e Adën (39). Lushnja (47 pikë) vazhdon të jetë më dy pikë më pak se Elbasani i vendit të dytë (49) dhe me dy pikë më më shumë se Partizani i vendit të katërt (45 pikë).


Lushnja-Bilishti 8-0

18’ Bubeqi (p), 26’ Arbri, 35’ Prela, 46’ Bubeqi, 50’ Bubeqi, 62’ Çela, 70’ Canka, 82 Bubeqi


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 03 Prill 2010








Shto dhe ti komentin tend



Emri dhe e-maili