Është luajtur ndeshja e parë e javës së tretë në Grupin A të Kategorisë së Parë. E cilësuar dhe si kryesfida e kësaj jave, pasi mes tyre përballeshin dy ekipe legjendë të futbollit shqiptar. Vllaznia priti në Loro Boriçi, Dinamon, që pas shumë vitesh heshtje në të parën, këtë sezon ka shfaqur synime për t`u rikthyer në Superligë.


Të besuarit e trajnerit Hasan Lika kanë arritur të marrin tre pikë të rëndësishme me një fitore rezultatin 2-0. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim, me të dyja skuadrat që iu afruan shumë goli, por pa arritur të tundin rrjetën.


Në pjesën e dytë, Vllaznia gjen golin e Tafilin në minutën e 52-të dhe me Junior në të 83-ën.


Kështu Vllaznia fiton ndeshjen e tretë të kampionatit, duke marrë tre pikë dhe tashmë  shkon në kuotën e 9-të pikëve, 3 më shumë se Dinamo, që mban vendin e dytë.


21 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)