Përveç afrimit të Rrudhos dhe Hamzait, drejtuesit e Partizanit kanë federuar edhe katër futbollistë brazilianë, të cilët në mesjavë priten që të bashkohen me skuadrën. Pikërisht bëhet fjalë për futbollistët Breno Basso, Rinald Damaslen Melo, Robson Barbosa Dos Santos si dhe Renan Junior Miranda Ceite Da Silva. Sipas informacioneve pranë klubit, mësohet se në mesjavë pritet ardhja e futbollistëve në fjalë, pasi Partizani ua ka prerë biletat për të ardhur në Shqipëri. Gjithashtu mësohet se dy nga katër brazilianët janë vërtet lojtarë cilësorë, që do t'i zgjidhin problemet e të kuqve në mesfushë.