Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), bën me dije se janë riparuar rreth 60 për qind e defekteve si pasojë e motit të keq.


Në 11 drejtoritë rajonale janë angazhuar rreth 1800 punonjës, të cilët sipas kompanisë, po punojnë në kushte tejet të vështira për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve intensive të borës që vijojnë të bien në zonat malore.


Bazuar në informacionin e orës 13:00 të dispecerisë qendrore në OSHEE përcjellë nga 11 rajonet e vendit, është përgjysmuar numri i fiderave me defekt, në masën 50%, referuar të dhënave të mëngjesit duke rikthyer energjinë tek abonentëve që mbetën pa energji gjatë orëve të natës dhe ditës së sotme.


“Në mesditë, është riparuar defekti në linjën 110 kV Kalimash-Kukës, i cili la pa energji prej mbrëmjes së djeshme qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij. Aktualisht po punohet për vënien në punë të fidërave 10 kV. OSHE bën me dije se të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret janë në punë”, sqaron OSHE.


 Pas një pune intensive të brigadave të avarive të OSHEE, është rikthyer energjia në rajonin e Korçës në zonat: Hudenisht/Pogradec, Libonik/Korcë dhe Mollas/Ersekë


Në rajonin Shkodër: Mide , Qaf Mali , Gjegjan, /Puke; Zona pranë Ujësjellësit Lezhe, Zejmen, Tale, Rrethina /Lezhë


Në rajonin Burrel: Fan , Sllove, Bocevë, Zall Strickan, Dragu, Perlat, Bruc, Cerenec, Zall Dardhë si dhe pjesërisht zona e Shullaz.


 Në rajonin  Durrës: Karpen, Kanaparaj


 Në rajonin Kukës: Bujan, Rragam


Aktualisht rajoni më i prekur nga defektet është Shkodra, Burreli, Durrësi dhe rajoni i Tiranës për shkak të motit të keq me reshje bore dhe erëra të forta.


 


/Ora News/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter