ramaNë një përpjekje për të ulur tensionet mes Greqisë dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama mohoi se po ndjek një politikë të jashtmë me qëllimin për të diskutuar rikthimin e tokave të komunitetit çam që u përzunë nga Greqia gjatë Luftës së Dytë Botërore, por tha se nuk mund të mohet Çamëria.


Nuk mendoj se është irredentiste tu thuash njerëzve, fëmijëve tanë, se dikur në Greqi ishte një zonë e quajtur Çamëri, tha Rama në intervistën e tij. Ai shtoi se komuniteti çam kërkon të drejtat e tyre dhe po thërret për një përfshirje në negociatat për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve. Greqia e refuzon një gjë të tillë duke i cilësuar çamët bashkëpunëtorë të nazistëve.


Rama gjithashtu mohoi në intervistën e tij se vendi po ndjek endrrën e Shqipërisë së Madhe.


Në kemi Shqipërinë, kemi Kosovën, kemi shqiptarë që jetojnë ë jug të Serbisë, në Maqedoni dhe Mal të Zi. Por nuk ka asnjë plan për rikthimin e Shqipërisë së Madhe. Nuk ka asnjë plan të mbledhim këta shqiptarë në një vend të përbashkët, tha kryeministri Rama.


Intervista e tij erdhi pas një tensioni diplomatik mes dy vendeve pas vendimit të Bashkisë Himarë për të shembur 19 shtëpi, që grekët pretendojnë se janë të familjeve greke.


Por Rama theksoi se këto shembje janë pjesë e Rilindjes Urbane.


Rama përsëriti dhe teorinë se Akropoli u shpëtua nga një shqiptar në shekullin e 17-të.


Të martën Rama pati një bisedë me Cipras e cila thuhet se ishte mjaft e tensionuar.


Cipras i tha Ramës se është një detyrim i Shqipërisë mbrojtja e minoritetit grek, si një vend kandidat për në BE.


Cipras gjithashtu theksoi se është e nevojshme rikthimi i një klime besimi për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe.