Këngëtarja e njohur, Katy Perry ka hapur debatet e vjetra me Taylor Swift sapo publikoi projektin e ri muzikor Swish Swish.


Në një intervistë për Weekly Entertanment, ajo bëri gjithcka të qartë. Nuk ka asgjë personale. Një gjë që duhet të theksohet është që ju nuk mund të ngatërroni mirësinë për dobësi. Kjo nuk është për asnjë person dhe mos vazhdoni të thoni se është dedikim. Sinqerisht, kur gratë vendosin të bashkohen, kjo botë bëhet vend më i mirë. Por më lejoni të them se cdo gjë ka një reagim ose pasojë kështu që mos e harroni këtë, rrëfeu ajo për bashkëpunimin me reperen Nicki Minaj.


Ndërkohë, shoqja e ngushtë e Taylor Swift ka reaguar menjëherë për këtë këngë duke e ofenduar rëndë karrierën dhe muzikën e Katy.


Marrëdhënia e dy këngëtareve u shkatërrua kur në mes tyre hyri John Mayer, i cili nisi lidhjen me Katy, ndërkohë që në të kaluarën pati romancë me Taylor. Pas këtij lajmi, ajo i dedikoi këngën Bad Blood që flet për një shoqëri tradhtare.



/oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter