SUHAREKË – 13 vjet pas vrasjes së heroit Indrit Cara, 200 qytetarë të Kavajës kanë udhëtuar drejt Suharekës dhe mali të Gallushës ku ai humbi jetën gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.
Në tubimin e organizuar ka marë pjesë edhe kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi.
Pjesëmarrësit kanë vendosur lule në vendin ku u vra i riu, Indrit Cara, lindur e rritur në qytetin e Kavajës.
Kryebashkiaku Roshi deklaroi në fjalën e tij se ajo c’ka bëri Cara në mars të vitit 1999 është dëshmi e qytetarisë së Kavajës dhe kontributit të saj për t’i dhënë liri Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ndërsa përfaqësues të pushtetit vendor të Suharekës deklaruan se e kanë ende të freskët djaloshin e ri dhe përpjekjet e tij, bashkë me luftëtarët e tjerë për të larguar nga Kosova regjimin serb.

(aq/shqiptarja.com)