KAVAJË – Policia e Kavajës ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë ndaj Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. Shkak është bërë një denoncim që ka mbërritur në komisariat nga Elidon Plaku, drejtor i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Kavajës, bënë të ditur blutë e qytetit.
Sipas denoncuesit, kryetari i Bashkisë ka shkuar një ditë më parë në institucionin e drejtuar nga Plaku dhe ka paraqitur pretendimin se Ujësjellësi i përket Bashkisë dhe për këtë ka kërkuar shkarkimin e drejtorit si dhe zhvillimin e një mbledhjeje për të zgjedhur një drejtor të ri.
Nga ky fakt duket se ka lindur edhe përplasja me dy zyrtarëve të Kavajës që është pasur nga kallëzimi penal ndaj Roshit.
(im/shqiptarja.com)