Një ngjarje që mund të prekte kufijtë e tragjedisë është parandaluar në kohë nga Policia e Kavajës.


Kështu, OSHEE njofton se teksa kishin shkruar për kontroll dhe verifikim në terren të abonentëve, grupi i punës së OSHEE të Drejtorisë Rajonale Durrës, ka hasur në rezistencën e abonentit Dritan K.


Qytetari  në fjalë ka penguar punonjësit e OSHEE të kryenin detyrën dhe i ka kërcënuar ata, duke i qëlluar me armë zjarri.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të pasdites së sotme.


Fatmirësisht nga plumbat nuk pati të lënduar, ndërkohë që abonenti Dritan K. është ndaluar nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat, si dhe ka sekuestruar armën e zjarrit, çifte, sqaron OSHEE.


12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)