Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Këlcyrë, ku një 30-vjeçar i ka prerë kokën me mjet prerës një 66-vjeçari.


Ngjarja makabre ka ndodhur në fshatin Uji i Mirë, njësia Sukë, Këlcyrë. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se shtetas Alban Voda, 30 vjeç i cili dyshohet se vuan nga çrregullime mendore i ka prerë kokën shtetasit me inicialet N.M, 66 vjeç.


Policia ka arrestuar autorin e krimit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.


5 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)