Ankara - Me ftesë të Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Turqisë, z. Sadullah Ergin, Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, znj. Nekibe Kelmendi së bashku me një delegacion nga Ministria e Drejtësisë, qëndruan për vizitë katër ditore në Ankara. Pritja e delegacionit kosovar ishte e nivelit më të lartë shtetëror. Gjatë kësaj vizite delegacioni kosovar u informua për organizimin dhe kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë në këtë shtet, si dhe për reformat e bëra në sistemin e burgjeve dhe qendrave të paraburgimit.



Ministrja Kelmendi poshtu vizitoi edhe Akademinë e Drejtësisë së Turqisë, ku u informua hollësisht mbi mënyren e përgatitjes së kuadrove për plotësimin e nevojave për sistemin e drejtësisë. Delegacioni nga Kosova vizitoi edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara, e cila shtroi drekë të përbashkët për përfaësuesit e dy ministrive respektive.



Gjatë gjithë këtyre takimeve, që ishin mjaftë të ngrohta dhe miqësore, zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë treguan gatishmerinë e tyre për ta ndihmuar Kosovën në shumë sfera, në veçanti Ministrinë e Drejtësisë, e më së shumti në trajnimin e zyrtarëve të burgjeve.



Në fund të vizitës ministrja Kelmendi falenderoi përzemërsisht nikoqirin për pritjjen e organizuar dhe ftoi ministrin e drejtësisë së këtij shteti për vizitë kthyese në Kosovë.