Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa - Remi, vazhdon të shkruajë për koalicionin PDK-LDK. Sipas tij, ky koalicion do të krijohet, por nuk arsye të vonohet.
“Të gjithë qytetarët e vendit tonë presin që të zgjedhurit e tyre të mos përsërisin gabimin e seancës së korrikut. Nuk dua të besoj se qëllimisht dikush nga ne po ngatërron ecjen e vendit drejt zhvillimeve të drejta dhe të pashmangshme, te bashkimi në kombet e qytetëruara evropiane. Nuk ka pse vonohet koalicioni i madh (LDK-PDK - v.j.)... Unë besoj së mbari”, ka shkruar Remi në profilin e tij në Facebook./Indeksonline/