Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me mbështetësit e selisë blu dhe qytetarët në Malësinë e Madhe. Në takim me disa biznese familjare, Basha tha se mungesa e drejtësisë i ka çuar shqiptarët drejt dëshpërimit. Sipas tij, kjo qeveri ka ngritur trarë të padukshëm dhe po zhvat bizneset.


Një pronar biznesi në Koplik iu ankua kryedemokratit, Lulzim Basha teksa tha se të gjithë kanë frikë të dalin në Shkodër pas vrasjeve të fundit që kanë tronditur qytetin verior.


Kreu i selisë blu pohoi se vendi është kapur nga 5 oligarkë me në krye kryeministrin, Edi Rama dhe kjo është burimi i largimit të shqiptarëve dhe mungesa e perspektivës.


Bashkëbisedimi me qytetarin:


Banori: Ne kemi frikë në Shkodër me dalë me pi kafe.


Basha: Drejtësi nuk ka dhe kjo i ka sjellë njerëzve dëshpërimin. Tatimorët sillen si harbutë dhe vijnë për të zhvatur bizneset. Njerëzit duhet të punojnë me ndershmëri dhe me një garë. Duhet një ndryshëm i madh që të përfaqësojmë të gjithë këtë ndryshim.


Pesë vetë e kanë kapur këtë vend. Ky sistem duhet shembur. Rama është i ikur edhe ai e di. Ne nuk luftojmë për pushtet.