Publikohet historia e panjohur e vitit 1918, kur malësorët e Hotit, Trieshit dhe Grudës nën udhëheqjen e Patër Anton HarapiAnton Harapt, Fishtës dhe Luigj Gurakuqit, i dërguan një memorandum kancelarive më të larta të Uashingtonit, Londrës, Parisit dhe Romës, që përbënin edhe Katër Fuqitë e Mëdha, ku i kërkon që këto treva, të cilat i ishin lënë padrejtësisht Malit të Zi, ti ktheheshin sa më parë trungut mëmë, Shqipërisë, së cilës i përkisnin.


qqubUfSK


Lidhur me këtë, bën fjalë shkrimi i mëposhtëm, të cilin e kemi shkëputur nga kujtimet e Patër Anton Harapit, të botuar fillimisht në shtypin periodik të viteve 30, nën titullin Urti dhe burrni ndër banorë të Cemit, dhe më pas në vitin 1959 në Romë, në një libër të veçantë të titulluar Andrra e Pretashit.


Ashtu siç dihet tashmë fakti i njohur dhe i pamohueshëm historik, se përveç Kosovës (e cila shpalli pavarësinë në 17 shkurt 2008), edhe mjaft krahina dhe treva të tjera të Shqipërisë kanë pasur fatin e keq dhe tragjik, që në gjatësi të shekujve të fundit, ti shkëputeshin padrejtësisht trungut mëmë dhe tu liheshin shteteve fqinje. Krahina e Çamërisë në Greqi, me Pargën, Igumenicën, Filatin, Sulin etj., Shkupi, Tetova, Ohri, Struga etj., në Maqedoni, Hoti, Gruda, Trieshi, Tuzi, Ulqini etj., në Mal të Zi, tregojnë më së mirë atë padrejtësi të madhe historike, që Fuqitë e Mëdha bënë në kurriz të tyre për të kënaqur orekset shoviniste të fqinjëve dhe konjunkturat politike të çastit.


Por ndryshe nga çi ka paraqitur për dekada me radhë historiografia dhe propaganda e regjimit komunist të para viteve 90, për ti zgjidhur këto padrejtësi historike, jo kurdoherë shqiptarët e kanë vënë pushkën në plan të parë. Por, këtë të fundit, ata kanë ditur ta përdorin sa herë që fqinjët nuk kanë dashur të ulen në tryezën e bisedimeve diplomatike, apo nuk u janë bindur vendimeve që kanë marrë Fuqitë e Mëdha për zgjidhjen e këtyre padrejtësive historike që rëndojnë në kurrizin e shqiptarëve prej shekujsh.


Ndërmjet ngjarjeve të shumta që e dëshmojnë më së miri faktin se: shqiptarët e kanë përdorur pushkën aty ku ka ngecur gjuha diplomatike, është ajo e malësorëve të Hotit, Grudës dhe Trieshit, të cilët në vitin 1918, nën organizimin e drejtimin e Patër Anton Harapit, Gjergj Fishtës e Luigj Gurakuqit, i dërguan një memorandum kancelarive më të larta të Uashingtonit, Londrës, Parisit dhe Romës, ku i kërkon që këto treva, të cilat i ishin lënë padrejtësisht Malit të Zi, ti ktheheshin sa më parë trungut mëmë, Shqipërisë, së cilës i përkisnin.


Lidhur me këtë, bën fjalë shkrimi i mëposhtëm, të cilin e kemi shkëputur nga kujtimet e Patër Anton Harapit, të botuar fillimisht në shtypin periodik të viteve 30, nën titullin Urti dhe burrni ndër banorë të Cemit, dhe më pas në vitin 1959 në Romë, në një libër të veçantë të titulluar Andrra e Pretashit. Ajo që e bën më shumë interesante këtë ngjarje të vitit 1918, është fakti se historiografia e regjimit komunist të para viteve 90, nuk e ka trajtuar kurrë këtë ngjarje, për arsye se autorët kryesorë të hartimit të atij memorandumi ishin Patër Anton Harapi dhe Padër Gjergj Fishta, të cilët ai regjim i kishte shpallur armiq të popullit. (Nënëtitujt janë redaksional)


Kujtimet e At Anton Harapit: Përgatitja e malsorve për të hyrë në Shkodër


Të kënaqej syni e zemra, tue pa atë çetë fisnike, ata burra vigaj ka shtati, luaj kah zemra, të pashëm për dukë, tardhshëm ndër mënyrë, aq të hollë dhe aq të sqyet kah mendja. Fytyra e tyne, njëmend e vrugueme prej vuajtjesh, por jo e rame; të lehtë kah kamba e të zhdërvjellët për punë, nuk e kishin ndie rrugën aspak; të vete mëndja se po argëtohen dhe jo se pushojnë mbas dhetë orëve udhëtim të ba në kambë. Ndejë ashtu nderlikueshëm, por pa u pështjellue, u kishte ra nji hije burrënije e jashtëzakonëshme. Rritë me pushkë në krah, regjë me luftime të padame kundra Shkjaut, ushqye me kujtime të paharrueshme, të të parëvet të vet, bashe be se janë ushtarë të lem, mos me ia pasë lakmia çetë e Maratonës.


Përpjekja ndërmjet nesh e atyne, kje dishka nji mend të madhnueshëm, kapërcenin prozën e mozaikun e zakonëshëm të jetës e kapej në naltësinë e nji poezije vërtet idilike. Telat e zemrës së tyne kurrë sishin prekë ma kënaqshëm, ka paraqitshin vetit të realizueme andrrën e vet, si tishte nji punë e njajtë e himja e tyne në Shkodër, e të njitunit e tre bajrakëve me Shqipni. Nuk fliteshin aq me gojë, se me atë kënaqësinë e shpirtit, e cila gufue prej ndiesivet, u ndritëte në sy, ndër byzë e ndër fytyrë, e pëlqyeshm shpërthente ndër tanë lëvizjet e trupit. Si na pritën, si na përshëndetën, si na unjisuen me ne, me atë thalbin e shpirtit të vet, nuk janë punë qi kallxohen; ato veç dihen e provohen, por nuk kanë si çpërshkryen as si ravizohen; janë çasa (çaste), qi kapërcejnë aftësinë e shprehjes dhe hijnë ndër ato lamije simfonike të shpirtit, ku veç shijohen madhnitë e bukurit e jetës, pa mujtë mu përfshi. Aty, atë ditë më ra me kundrue (me shiku), ma për safërmit se kurr tanë atë madhnin shpirtnore, tan fisniknin e malësorit shqiptar. Pa vonesë xume të rreshtohemi për me hij në qytet tok e të renduem sa ma hiejshem e ma mirë. Kur qe, ia behe një xhandar e mbas si, katër, pesë tjerë, edhe të madhe na kumtojnë ketë lajm:


Komandanti francez i Shkodrës: Malsorë, dorzoni armët!


Urdhni i Komandantit të Shkodrës me hij në qytet pa armë; pushkët do të dorzohen këtu në polici, te Ura e Maxharrit. Me kaq, kuadri i jetës ndërroi ças me ças. Pa çilë gojë kush me folë, si të kishin pasë nji urdhën tjetër të mshehtë, malsorët tanë për njiherë heqin mauzerret krahit, e me to në dorë, ulen e rrijnë aty, pa luejtë vendit. Ai gjest ishte tanë kuptim. Ata ishin të prem mbas ne meshtarësh, por nuk dojshin mu koritë. -Si thoni, burra, tia bajmë kësaj pune, qi na leu e pa-pritun? Ashtu un atyne, për me e thye atë monotoni. -Na shkrepi keq, zotni-kështu ata ndejshëm e me gjak të ftohtë. -Jemi gjet edhe ma keq e ma ngusht edhe jemi da me nder; mos të prishet kush, se edhe kësajë, me ndihmën e Zotit, do tia dalim me nderë. -Na, more zotni nuk kemi ra në Shkodër për me u koritë. -Ashtu nisi të flasë Gjo Nika i Hot, nemën të gjithëvet. -Kemi kujtue se Shqipnia na pret e na qet, po ashtu si na e duem e kërkojmë me gjith zemër, e pse puna kenka ndryshej, na për pa dekë, nuk e tërnojmë (ndërrojmë), nderën tonë as derën e bajrakëvet: nuk jemi ata qi kthejmë te shpija pa hij në Shkodër, por as në Shkodër nuk hijmë pa nder tarmëvet. Asha (pasha), Atë që na ka falë, kortarë kortarë me na ba, burrat e Malsis, nuk kthehen dalë të zhburrnuem.


Nuk kemi luftë as degame (sherr), me kënd, duem vetëm të dahemi me nderë; edhe pa ne ka kush me kënë ndër tre bajrakë, por mos kjoftë thanë kurr, qi na për me pshtue vetin, tu marrim ftyrën fiseve brez mbas brezi. Bafti i Zotit, se gjithsi të bahet, mirë ka me kenë, der malet të dahen me nderë. Ashtu foli Gjoni me të preme, as se kje kush qi e shtoi nji gjysëm fjale tjetër. Ata kishin qitë cekën për me ba dekan tanë sa ishin, po nuk u duel me hi në Shkodër me armë. Të cilat, në mende të tyne, si ishte marre me i dorzue pa hij në qytet, ashtu ishte nderë për ta me i a dorzue vetë Komandantit, si të kishin dalë para si. Koha nuk pritëte. Shpejtonin punët dhe shpejtonte dielli me prendue. Dahemi manësh na tre meshtarët, edhe, mbasi Komiteti, qi na kishte shty natë rangë, kishte pas përpjekje me mue, dy shoëkt e mij rrijnë aty me malsorë, për me ua tretë mërzin, e mue më thonë të hij në Shkodër vetëm e të përpiqem me pjestarë e Komitetit për me i vue kapak me nder kësaj pune. Dogri mësyj Bashkin, ku ndodheshin Luigj Gurakuqi dhe At Gjergj Fishta.


At Anton Harapi: Shkodranët na lanë vetëm, u mbyllën ndër shpija


Rrugat e qytetit gati ishin vetmue, tallalli lajmote me të madhe anë manë urdhrin e Koandantit me këto fjalë: Kanë ra do komitë te Ura e Maxharrit; të ruej vedin se cili, se kush tu apë bukë e përkrahje ka me kenë i ndëshkuem. Tarabat e dugajve (dyqaneve), krisëshin tue u mbyllë, hij ndera (frika), gjithkujt, secili hiqte të gjindej te shpija e vet s ama parë, për shkado qi të ndodhte. Natë rasë më ra me u ndesh rrugës ndër të njoftun e dashamirë; por kush sjellte kryet më njanën anë, kush bante si mos me më njoftë, kush u grahte kambëve, si me pasë punë qi spret, nji me thanë nuk u ndal me fol e me më pvetë për atë ngushticë; (me e pa veten ngushtë), e po, kush dalë ne balkue (ballkon), e kush me gjys dritsorje çilë, ngujua për shpija të veta, rrijshin burrat e Shkodrës e shikojshin për seri se çrrjedhë po marrin ngjarjet. Po a nuk më njifshin mue qytetarët e Shkodrës? Po besa edhe mirë. Po a nuk e dijshin se kush janë ata malsorë e për shka kishin ardhë në Shkodër? Për nji qi patëm ra te Ura e Maxharrit, zani muer dhen nëpër Shkodër, se Hot Grudë e Triepsh kanë ardhë me lyp Shqipninë. Shkodranët me kurreshtë duelin e na ndeshën tuj ba seri më ne, me kund ndoi metelik, se na muerën mët me këtë Shqipni; frigacakët u strukën mbrendë, tuj ditë se me francez mbrëndë në qytet, lodra e Shqipnis mund të vritëte keq; ata ma të guxueshmët, u interesuan me pvetë, e madje me ardhë mirë, por si bani e duel tallalli, mor jo ndruhej, por ma keq se kur skifteri bje ndër pula, i madh e i vogël u pupcuen e u zhdukën mos me u pa kund fara. Tue e pa vetin ashtu të vetmuam, kah bijshëm nëpër rrugat e qytetit kambët mu dridhshin, tuj mendue përgjegjësinë e madhe qi kishim mbi veti, por mbasi çashtja ishte shejte, e asaj pune nuk ia kishim hi pa këshillime fjalë të njerzvet turtë, u graha kambvet e ia graha vetit e thaçë: Edhe në kje i dekun në shpirt Shkodrani, burrat e malvete ende si ka shitue Zana. Shqipnia ka orën çuet!


Fishta dhe Gurakuqi takohen me komandantin francez


Shpirti më kishte ardhë me dalë prej kontrastit të punovet, qi ndesheshin aq mbrapshtë, e ashtu me atë frymë piqem në bashki me Fishtën e Gurakuqin. As vetë nuk e dij shka u thaçë, e si u ankova natë zemërim, vetëm më bjen ndër mend se theksova të madhe kët fjalë: Jeni shqiptarë vetë, e dini se shka don me thanë ndera e armëvet për malsorin tonë! E kuptuan menjiherë randësinë e çështjes, qi duhej marrë me gjak të ftohtë, por me tan kujdesin dhe seriozitetin e mujtun; njajsij më prijnë te Bardy de Fortou, atëhere Komandant i Shkodrës nën pushtimin Françez. Dhamë e murim si dijtëm e mujtëm për me e shty Gjeneralin të tërhjekë urdhnin, tue e sigurue, se himja e malësorëve me armë nuk ishte tjetër veçse nji formalitet, se nuk do të ketë ndoshta për këtë shkak kurrë farë ngatërrese, e se malësorët do të vijshin fill e te ai e do tia dorzojshin armët atij në zyrë. Por kuj me i thanë e me ke me folë? Nuk i hinte në krye kurrsesi nevoja e atij formaliteti të pa të keq e rrezik të bahej gjaku der në gju për kurrgjasend, e ai përveçse nuk kuptonte se çë do me thanë ndera e armëve për Shqiptarë, nuk kishte as interesë, qi Shqiptarët prej andej kufinit të 1914 të çoheshin e të vijoshin në Shkodër për me ba dimostracjion për me ndej me Shqipni. Po, por asi ndodhej para dy Shqiptarëvet, qi e vejshin dy herë atë. Arsyetimi i shtërnguetë i Gurakuqit e fjala e fortë dhe e rrjedhshme e Fishtës do ta bashin të vetën. Dikur Gjeneralit i hini disi në krye se, po të kristen në Shkodër ai revolucion i kotë e i papritun, jo vetëm se ai do të kishte përgjegjësi mbi tana rrjedhimet e parapame e të paparapame, por as vetë nuk do të mund të ishte i sigurt për jetë të vet.


At Anton Harapi: Komandant, malsorët si dorzojnë armët pa dekë!


Sjellet e atëhere e lyp garanci. Gurakuqit i ndërroi fytyra; më shikjon pa folë, si të donte me më kallzue se u fitua çashtja; merr fjalën At Fishta, e sjell prej meje, më pvetë, çdorzani mund ti japim komandantit se nuk ndodh asnjë lloj pështjellimi e se armët po ia dorzojmë atij në zyrë. Prejse frengisht nuk dij, i lutem ti njoftoj Gjeneralit, se dorëzani ma të madhe nuk kam dhanë, veç me ndejë vet aty peng pa luejtë vendi, e me i dhanë me të shkrueme me dorën teme, se po ndodhi çdo ngatërresë sado e vogël e prej anës së malësorëve, un me nëshkrimin tem, pranoj të gjykohem për dekë pa tjetër proçes as gjyq. Bardy de Fortou e merr si një guxim të tepruem deklaratën teme, mi ngul syt, si me dashtë me më njoft mirë, edhe pvetë: -Kush je ti? -Jam Frat i Grudës. -Po si mund të xehesh ti me krye për ata koçakë? -Zotni, i njof mirë, e pa droje, lidhem për besë e burrni të tyne. Çfarë të drejtash ke ti mbi ta e çmjete ke për me i ba ashtu të disiplinuem si po thue? -Un nuk kam mbi ta asnjë të drejtë, përveç autoritetit fetar e shpirtnuer, qi nji famullitar ka në famullinë e vet; nuk kam parë as fuqi me i mbajtë në cak e nurdhën, por më besojnë e u besoj; si ua kam hatrin, ashtu edhe ata ma kanë mue aq fort, sa jam i sigurtë se për nder të vet, ma parë e bajnë vetën të dekun gjith sa janë, se me pre meshtarin në besë. Zotnija e juej të mos bindet për këtë përpjekje kaq të njimendtë e të afërme ndërmjet meshtarit e malsorit; na me ta zotni rrnojmë e desim, me ta dajmë të mirën e të keqen, deri në kashatë të gojës. Njimend se janë të vorfën e të pashkollë, por janë shqyptarë e besë e burrni i kanë për piri, për ket punë ma thotë mëndja se ma i sigurtë jam unë për malësorët të mij, se jeni ju për ushtarët tujBani provë e shifni! Po ma dhatë lejen, due ta shtoj edhe nji fjalë. Gjenerali tuj ba buzën në gaz: Vijo-thotë-se po mintereson ta dij der në fund atë shka mendon e shka don. -Deshta me thanë, zotni, se asht gabim me kujtue, se malësori i maleve tona asht refraktar as si bindet autoritetit. Fare për kundra: Malsori e mban për nderë të mbajë zakonin e vet në përkim me autoritetin. Malësorët e mij, pra, e kanë për nderë të vijnë këtu te ti e ti lenë armët në dorzim, pse ne nuk kemi ardh me të luftue, por kemi ardhë për me të ndesh (për takim), e me të njofto e me kërkue përkrahjen tande. Por dokujdo ne nuk ia dorzojmë armët, pse për Shqiptarë, mos me dorzue armët në rrugë të madhe nji çdo xhandari, asht ligshti. E këta malësorët nuk e barin pa dekë, nji për nji si nji ushtar, qi ka fytyrë e ndërgjegjie, ban dekan, se sa me dorzue pushkën. Malësori ynë asht fisnik e jo kecan, e ktë e ndien në ndërgjegjen e vet, prandej nuk asht për tu bind pse nuk e duron turpnimin. Arma, mandej, për ta asht forcë, nder, vlerë e visar; ata i vinë po dhe i shtrohen burrnis e urtis, por dhunës, jo kurr për së gjalli. Megjithse nuk i bahej me besue gjeneralit, kjo ishte për të nji çfaqje jete krejt e re dhe origjinale, prandej, me interes u shty ndër pyetje, ndërroi pozicion ndër fjalë dhe ndër sjellje, e, tek e mbramja, dha lejen tu bante simbas kërkesës së parashtruese-merret vesht, -me kondita të nalt-përmënduna.


Gjenerali francez jep lejen: Malsorët me armë në Shkodër


Pa frymë nisem e dal te Ura e Maxharrit e u jap malësorëve lajmin e ngushëllueshëm. Lexuesi mund ta marrë vet me mënd përshtypjen e thellë e gëzimin qi përtrini natë çetë kreshnikësh sigurija e nderës sarmëvet. Sa ndora u vumë rresht e nisemi me hij në qytet; printe kalorija, d.m.th. ata pësëmbëdhetë a njizet vetë qi kishin pasë kual për udhëtim, mandej tjerët rendue për katër tue këndue kangën: Hot e Grudë ishin betua, pa gjak malet mos me i lëshuePara të gjithëvet printe njani me flamurin e Shqipnis e menjiherë mbas tij vinte nji tjetër me një dërrasë të zezë, në të cilën me germa të zeza ishin shkrue këto fjalë:


COMME MARQUE DE DEUL LES REFUGIEMS DE HOT ET GRUDA VICTIMES DES ATROCITES DE LENNEMI. Populli i Shkodrës kishte ngelë i habitun. Nji orë para, po ata malësorë me tallall ishin pasë kenë deklarue koçakë të rrezikshëm, e tash po hijshin në qytet me aq madhëni. Në qetësi të plotë, çeta, kur mbërrijti para Bashkis, xu vend e njajsi shpërthei tuj brohoritë; Rrnoftë Shqypnija me Hot, Grudë e Triepsh! Gurakuqi e Fishta kishin gatue nji shkresë frengisht e shqip për tia paraqitë kështu Komandantit kërkesën e tyne. Si u kje lexue shkresa, malësorëtnji mbas nji vunë gishtin e vet në të për vërtetim. (Shënim i autorit: Si Gurakuqi e Fishta nuk kjenë të mendimit të përmëndej Triepshi në këtë shkresë, pse Triepshi shkon me kufijt e Kongresit të Berlinit, mësa Hot e Grudë me kufijt e 1914. Tue sigurue kufijt e 1914, shpënesojshim me dalë mandej edhe te kufijt e Kuvendit të Berlinit). Pa vonese drejtohemi te Bardy de Fortou, dorzuem armët, e nëpër fjalën e Gurakuqit e të Fishtës paraqitën kopjen e shkresës së nënshkrueme. Këjo shkresë mandej kje paraqitë në konferencën e Parigjit (Parisit), prej përfaqësuesëvet të Shqipnis e kje shti në Librin e Kuq, prej kah po e nxjerri e po e botoj për dijeni të lexuesëvet.


Memorandumi i malsorëve për Katër Fuqitë e Mëdha


Naltmadhnisë së Tyne. Ministrave të Punëve të Jashtëme

1. Uashington, 2. Londër, 3. Paris, 4. Romë.


Ne të nënshenjuemit, përfaqësues të ligjshëm të lagjeve të ndryshme qi përbajnë fiste e Hotit e të Grudës, kemi nderin me i parashtrue vrejtjet dëshmitare të Pushteteve të Mëdha të Kuptimit kërkesën qi vijon, tuj u lutun përvujtnisht qi të ketë mirësin me e marrë në kujdes e me kënaqun dëshiret tona kombëtare. Bota mbarë e çmon se currat e thepisun të Hotit e të Grudës kanë qenë kurdoherë për Shqypnin nji muranë (barrierë) e pa kapërcyeshme për kundër Malit të Zi e se banorët trima të këtyne viseve u janë kundërshtue me armë në dorë turrave (sulmeve), gjithmonë të parreshtun, të Malazezëvet mbrenda tokës shqiptare. E për provë të fjalëve tona asht mjaft qi të lëçisim qëndrimin e përgjaktë qi të parët tanë patën bamun kundër lëshimit të dhunshëm të Fiseve tona Malit të Zi të vendosun prej Kongresit të Berlinit, qëndrim, qi ma në fund i nxjerr në shesh të drejtat tona e i mbushi menden Europës se Hoti e Gruda i duheshin lanë Atdheut tanë, Shqipnis, të cilat qenë shkëputun prej Atdheut shi matë kohë kur ajo konferencë po e krijonte të lirë e mëvete. Populli i viseve tona, qi për doke e zakone, e për gjuhë e gojdhana të veta kombëtare asht fjesht Shqiptar, protestoi rrebtësisht disa herësh kundër tij lëshimit të padrejtë e të dhunshëm, e kur pa se do i shtrohej fuqis e numrit, atëhere parapëlqei ma mirë me u dyndun me të madh e me të vogël, se sa me i u shtrue drejt-thanës së Malit të Zi. Konsujt e Pushtedevet të Mëdha e Ushtritë Ndërkombëtare te Shkodrës kanë qenë dëshmorë të shtrëngimit tragjik, të randë dhe të patregueshëm qi kanë vuejtë rrokull vjetëve 1913-1915 tue e shkuem jetën andej-këndej larg votrave e të sdeshun prej pasunivet të veta: Këto janë pësimet e vajtueshme të fiseve të Hotit e të Grudës. Po tashti kur Pushtedet e Mëdha të Kuptimit të cilat për sa herë, kanë shpallun bujënisht, se kishin rrokë armët për mbrojtjen e lirin kombësivet të vogla, po bahen gati me hedhun themelet e nji paqe të drejtë e të qëndrueshme të mbështetun mbi këto parime fisnike, shpresat tona po ngjallen. Tue pasë besim të plotë se do të kryen dëshirat tona, marrim lejen me ju sjellun drejtësis së tyne tue u lutun përvujtnisht, nemën të të drejtave të shenjta të Shqipnis e të parimit të vetvendimit të popujve, qi të kenë mirësinë me venduam qi fiset tona të lidhen prapë me atdhe tonë, Shqipnin, mbasi janë nji pjesë e pandame e saja, si për arsye etnografike e gjeografike, ashtu për gojdhanat e dëshiret kombëtare të banorëvet të vet. Shkodër më 14 nanduer 1918.


Paria e Hotit dhe Grudës që firmosi memorandumin


Deli Meta bajraktar e kryepari i rrethit të Rrapshës Hot


Tomë Nikolla kryepari i lagjes Gjonaj..Hot


Gjekë Uci .Lagje..Hot


Nikollë LucaJungji.Hot


Gjosh MarkuKolçekaj..Hot


Nikë Martini.PepajHot


Lekë MarkuCelaj.Hot


Lucë UlaGjoknikaj..Hot


Marash DokaNdrekaj..Hot


Zef MuçaVuksanaj.Hot


Prelë DushiPrekaj..Hot


Prenkë Gjetja.LulashpepajHot


Gjon UjkaBrigjeHot


Haxhi Mustafa.NenhelmHot


Lucë Nishi, bajraktar i rrethit Hot


Prelë Keri kryepari i lagjes Arza .Hot


Gjon Ujka..GojçeHot


Sokol MaliDushaj..Hot


Nikë Gjeloshi.Vuksanlekaj..Hot


Gjokë Elezi.Bardhaj.Hot


Nikë Gjeloshi.NabomHot


Dedë GjoniRranxa..Hot


Prenkë ZekaCemerr..Hot


Gjon NikaSkorraq..Hot


Dedë Nika, bajraktar i Grudës


Pjetër Preka kryepari i rrethit të Rranxës i Sukës Grudë


Mirash Hasi.të Grudës së Poshtëme


Dodë Nikatë DinoshësGrudë


Lulash Baca..PikalaGrudë


Lekë LuliPrifti.. Grudë


Palokë Marku..Llofka..Grudë


Lucë GjeloshiBregcem.Grudë


Kolë Leka..Kurreci.Grudë


Dodë UjkaGrimja..Grudë


Tomë Gjeku.Stanaj..Grudë


Losh Gjeka.Ulbrunçaj.Grudë


Dodë Preka..Kalaj.Grudë


Tomë Gjoni, kryetar i lagjes Sinishtë..Grudë


Prelë Doka..Vulaj.Grudë


Gjekë Preloçi.Nikaj.Grudë


Marash PëllumbiMasshkallëGrudë


Prenkë Deda..Vucok.Grudë


Mehmet MuratiGjokaj.Grudë


Bisho CakuHaxhiajGrudë


Zef Martini..Preçaj.Grudë


Fletorja (gazeta) e Shkodrës Posta e Shqypnis e bani publike këtë shkresë menjiherë (23.IX.1918. Nr. 89) e po për këtë punë kje mbyllë me urdhën të komandantit, Bardy de Fortou.


Me kaq ia duelme qëllimit e kryem sa ishte në dorën tonë të bajmë për bajrakët e Cemit, e me zemër të kënaqun, drodhëm te shpija.


Shkodër më 14 nëntor 1918