Udhetimi i "Kengeve te Shekullit", kete jave, mberriti ne Tv Klan ne mbremjen e se dieles, me muziken me te bukur te filmave qe kane lene gjurme te pashlyeshme ne historine e kinematografise boterore. Kengetareve te njohur shqiptare, te cilet jane ngjitur ne skenen e ketij spektakli edhe ne net te tjera, si Kastriot Tusha, Ardian Trebicka, Irma Libohova, ne kete spektakel kaq prestigjioz, iu bashkengjit edhe nje emer shume i njohur dhe i dashur per publikun, kengetari Aleksander Gjoka. Gjithashtu, edhe emrave te kengetareve me te rinj, si Renis Gjoka, Juliana Pasha, Altin Goci, Rosela Gjylbegu, kete jave, iu shtua edhe nje tjeter ze shume i vecante i muzikes se lehte shqiptare, kengetari Alban Skenderaj, si dhe kengetarja Samanta Karavella. Ishin pikerisht keta kengetare qe kane emocionuar publikun ne salle dhe teleshikuesin, duke kenduar kolonat zanore te prodhimeve kinematografike me te suksesshme te koherave. Autoret e programit kishin zgjedhur kete jave qe te sillnin ne kujtesen e nostalgjikeve, filmat me te paharrueshem per shqiptaret, si "Zoteria 420" ose sic mund ta njohin te gjithe, Raxh Kapurin, kolona zanore e te cilit u kendua me shume origjinalitet nga kengetarja Irma Libohova; "Na ishte njehere Amerika", "Arome gruaje", "Notting Hill", "The wall", etj. Por, ashtu si ne cdo nate, nuk munguan as momentet e humorit. Momente shume te vecanta humori dhe kenaqesie ka sjelle edhe i ftuari special Mirco Renier, i cili ka befasuar publikun me aftesite e tij te imitimit te kengetarit te famshem italian, Adriano Celentano. Ishte aq afer origjinalit, sa me daljen e tij ne skene, filluan peshperitjet se mund te ishte vertet kengetari i madh. Ai kishte sjelle per spektatorin shqiptar disa nga kenget qe jane kthyer edhe per publikun tone ne hite. Kenge qe u kenduan edhe ne kor nga publiku ne salle, si "Azurro", "Pazzo di lei", etj. Nuk munguan as batutat e Markos, i cili, i ngacmuar edhe nga pyetjet e moderatorit, solli me nje autoironi te theksuar, momente humori ne salle. Moderatori i programit, Pandi Laco, i eshte bashkuar Mirkos gjithashtu, edhe ne nje prej interpretimeve te tij dhe ky duet, u prit mjaft mire nga publiku. Nje shenje kjo, e cila flet per suksesin e padiskutueshem qe paralajmerohet per naten qe do t'i kushtohet muzikes italiane te spektakli "Kenget e Shekullit". Spektakli, kesaj here, erdhi per teleshikuesit dhe per spektatoret ne salle te dielen, pasi diten e shtune, u mbyll nje eveniment shume i rendesishem per muziken e lehte shqiptare dhe nje nga festivalet me te suksesshem - "Kenga Magjike", solli per publikun shqiptar nje shumellojshmeri kulturash, traditash dhe kinematografine me te perzgjedhur boterore, nepermjet nje elementi kaq te rendesishem, sic eshte muzika e filmit. Por, nje rol shume te vecante, luajti edhe elementit koreografik, i sjelle me mjaft origjinalitet dhe enkas per kete spektakel, trupa e baletit e Televizionit Klan, e drejtuar nga Albi Nako. "Kenget e Shekullit" shenuan keshtu, suksesin e radhes ne kete edicion, i cili nga teatri i Televizionit Klan, po sjell per shqiptaret perlat e muzikes boterore. Por, cfare do te sjelle java e ardhshme? Java qe vjen do te sjelle ne ekranet e te gjithe shqiptareve ritmet e nxehta te muzikes spanjolle. Do te jene pikerisht, ritmet e kastanjetave ato qe do te mbushin sallen dhe sigurisht, qe do te mbushin me gezim cdo familje shqiptare. Sa i perket te ftuarit special te mbremjes, ende nuk eshte bere i ditur emri i tij, por sigurisht, qe surprizat nuk do te mungojne dhe do te jene te shumta, pasi Tv Klan dhe moderatoret e ketij spektakli, dine si t'i gozhdojne perpara ekranit te gjithe shqiptaret, cdo te shtune ne oren 20:00. Deri te surprizat e radhes, na mbetet vetem te presim.


detaj


Alban Skenderaj, Aleksander Gjoka dhe Samanta Karavella, ishin kengetaret qe iu bashkengjiten kete jave armates se emrave shume te njohur te skenes se spektaklit "Kenget e Shekullit". Kolonat zanore te filmave me te bukur, qe kane lene gjurme te pashlyeshme ne historine e kinematografise boterore, nuk kishte si te mos perfshiheshin ne kete spektakel, pasi shume tituj filmash mbahen mend edhe per keto kenge. Ky spektakel ka sjelle edhe shume duete, qe nuk ishin pare ne krijimtarine individuale te kengetareve. Bashkepunime qe kane rezultuar shume te suksesshme dhe, qe pse jo, mund t'i shohim edhe ne evenimente te tjera muzikore.