Këngëtarja Olta Boka raportohet se është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin e saj Iv.



Sipas burimeve për Iconstyle, Olta është shtatzënë dhe do të bëhet nënë së shpejti.


Burimet shtuan se barku i saj i rrumbullakosur tashmë është i dukshëm.


Por vetë këngëtarja nuk ka bërë ende një deklaratë për të konfirmuar lajmet.


Olta e ka mbajtur lidhjen e saj me djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj shumë private dhe foli për herë të parë për romancën me të vitin e kaluar.