Këngëtarja e njohur italiane, Lucia Caruso ka humbur jetën pasi është hedhur nga ballkoni i një ndërtesës Annuziata Tower në Napoli.


34-vjeçarja është transportuar menjëherë në spital, por vdiq brenda pak minutash pasi ishte në gjendje shumë të rëndë. Në vendngjarje shkoi policia me forcat hetimore për të mbledhur të dhëna, por nuk kanë arritur të gjejnë shkakun e kësaj ngjarje.


Disa kalimtarë kanë rrëfyer se janë përpjekur që të mos lejojnë nënën e tre fëmijëve që të ndërmarrë një veprim të tillë, por pa sukses.


Lucia është këngëtare e njohur në Itali, sidomos për bashkëpunimin e saj me Leo Ferruci me këngën “Si cchiù giovane ‘e me.”



/oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter