Këngëtarja Olta Boka ka publikuar një foto në rrjetin social, Instagram ku tregon se është punësuar si koordinatore në Këshillin e Qarkut të Tiranës.


Të jesh e talentuar është fat! Meritë është të punosh përtej talentit! Prej gati 7 muajsh përjetoj një eksperiencë të re, të paprovuar më parë! Të zgjimit të hershëm, me një motiv, qëllim dhe dëshirë për të bërë më të mirën cdo ditë, ka shkruajtur 25-vjeçarja.


Olta duket se e ka marrë seriozisht këtë punë dhe e vlerëson shumë postin që i ka dhënë. Jemi mësuar ta shohim në skena duke perfomuar, por tani ajo ka nisur një rrugëtim të ri, të cilin ndjekësit e saj e kanë pritur shumë mirë.




/oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter