Mombasa - Një i dyshuar për krime lufte në ish-Jugosllavi është arrestuar sot nga policia keniane. I arrestuari është në kërkim nga Gjykata e Hagës. Policia vendase nuk pranoi të jepte emrin e të arrestuarit në qytetin bregdetar të Mombasë.



"Ai kërkohet nga Gjykata e Hagës për krime të kryera në ish-Jugosllavi", deklaron një oficer i policisë keniane.