Liaoning, aeroplanmbajtësja e vetme e Kinës përfundoi provat e saj të parë të fluturimit të natës, raportojnë mediat shtetërore.


Videoja e misionit tregon avionë J-15, të njohur si peshkaqenë fluturues, të cilët ngrihen dhe të ulen në bordin e një platforme të sheshtë 65,000 tonësh.



Pilotët filluan përgatitjet për manovrat e guximshme që nga janari. Ngritja dhe ulja në errësirë konsiderohet më e rrezikshme dhe kërkon më shumë aftësi sesa i njëjti veprim i kryer gjatë ditës.


Liaoning është xhevahiri i marinës kineze, e aftë për të akomoduar 26 avionë luftarakë dhe 22 helikopterë.