Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si porositës të kërcënimit të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.


Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se Kryeministri në përpjekje për të shpëtuar nga aferat e tij kërcënoi Llallën me kryebanditë.


Berisha: Kjo është reforma e tij si të shpëtojë  Surrelin, pallatin në pajë, aferën e  ÇEZ, lidhjet me krimin,si të shpëtojë nga prokurorët. I çon mesazhe me Shullazin, apo Dritan Dajtin apo Aldo Baren.Dhe ai detyrohet të largojë. Don Vito kur pyetet nga gazetarët, thotë: Nuk kam dijeni që është kërcënuar Prokurori, nuk kam asnjë dijeni.Asgjë nuk flet më shumë sesa mosdijenia e tij për autorësinë e kërcënimit nga Prokurorit të Përgjthshëm, ai akuzoi veten plotësisht .Por mirë mor i zi, i çove Shullazin, apo Aldo Baren Adriatik Llallës, i kërcënove fëmijët, familjen, e detyrove ti nxjerrë jashtë për të shpëtuar.A e di ti që kohërat funksionojnë për reformën, a e di që kjo reformë do të bëhet.Çfarë përpjekjesh të tmerrshme që bëri për të kapur SPAK-un, BKH, për ta pasur në zyrat e tij, nën Saje Qorrin.Çdo gjë pluhur. SPAK qëndron mbi parimet më të mira kushtetuese.


Berisha iu përgjigj dhe akuzave se opozita po pengon reformën në drejtësi me ankimimin e vettingut.


Berisha: Tani thotë, ju me vettingun po e pengoni.Vettingun tënd e hodhi në kosh të plehrave Venecia, vettingu yt me tre kandidaturat përfaqësuese të kombit dhe vendit, i hodhi Venecia në kosh të plehrave.Sepse kryvetor vure Agaçin, njeriun që lidh mafian shqiptare me atë italiane në organizatën Ndrageta. Gjitha gjyqet atje, për të filluar dhe nga gjyqi i Agron Xhafës, ai ka qenë avokat.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter