Anglezi Robin Arnold, i dënuar nga Gjykata me 17 vjet burg për akuzën e “marrëdhënieve seksuale me të mitur” kërkon nga togat e zeza të dërgohet në vendin e tij për të vuajtur dënimin e mbetur. 

Kërkesa e të dënuarit Arnold, është dorëzuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë ku gjyqtari Kreshnik Omari pritet të caktoj datën e gjyqit. 

Anglezi Arnold, është dënuar në vitin 2010 së bashku me Dino Kristodulun dhe David Braun, pasi kanë abuzuar seksualisht me fëmijët e pastrehë brenda qendrës bamirëse me emrin “Fëmijët e tij”. 

Kjo qendër kishte si qëllim shërbimet humanitare, fetare dhe jofitimprurëse, por, anglezët e ardhur për mision humanitar abuzuan seksualisht me fëmijët e mitur.