Një ditë më parë mediat italiane raportuan në kor se Carlo Ancelotti ka parakaluar Mancinin në garën për postin e trajnerit të Italisë, ndërsa sot Gazzetta Dello Sport, jep një detaj mjaft interesant të bisedimeve, që mund të çojë në tërheqjen e Federatës Italiane të Futbollit.


Trajneri 58-vjeçar është gati ta marrë këtë detyrë të rëndësishme në një moment të vështirë, por kërkon bashkë me stafin e tij 5 më shumë se 5 milionë euro në vit. Dhe jo vetëm kaq, Ancelotti kërkon që pjesë e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë të jetë edhe i biri, Davide, dhe Andrea Pirlo.


Roberto Mancini, në fakt, ka një kosto financiare më të ulët financiare, që gjithsesi është jo më pak se 5 milionë. I vetmi, që i përgjigjet këtij buxheti, kuptohet përveç Di Biaggios, është Claudio Ranieri, në këto momente në krye të Nantes në Francë.


25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)