Nënshkruhet në Akademinë e Shkencave marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Tiranës, Universitetit Politeknik dhe Akademisë së Shkencave. Marrëveshja u firmos nga rektorët Beqiraj, Kule dhe Kacani. 

TIRANE- Nënshkruhet në Akademinë e Shkencave marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Tiranës, Universitetit Politeknik dhe Akademisë së Shkencave. Nisur nga nevoja dhe dëshira për zhvillim dhe thellim të bashkëpunimit akademik, të tre këto institucione të rëndësishme të arsimit të lartë kanë realizuar këtë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kërkimit shkencor dhe të arsimit të lartë.

Për rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe rektorin e Universitetit Politeknik Jorgaq Kacani, marrëveshja vec kësaj ka për qëllim zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore dhe arsimore në interes të tre institucioneve. Sipas rektorëve pjesmarrja në programet dhe projektet arsimore-shkencore të organizuara dhe financuara nga Bashkimi Europian dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë, është një tjetër qëllim i kësaj marrëveshjeje. (e.n/news24/Balkanweb)