KORCE - Prokuroria e Korçës ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për Altin Uruçin, 15 vite për Stefan Currin dhe 11 vite burg për Sotiraq Vangjeli, për mashtrim në shuma të mëdha. 

Uruçi, Curri dhe Vangjeli, duke u hequr si ndërtues merrnin shuma të konsiderueshme nga qytetarë të cilët i mashtronin se do u shitnin apartamentet që ndërtonin. 

Nga hetimi i Prokuorisë rezultoi se tre të pandehurit nuk kanë patur asnjë aktivitet financiar dhe paratë i shpenzonin për jetë luksoze.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)