VARFRIA/ Ilmi Canaj ka humbur jeten pasditen e se dieles ndersa kerkonte te nxirrte hekur nga germadhat e vjetra te ish-fabrikes se llambave ne pyllin e Sodes





Nje 16-vjecar nga Vlora ka gjetur vdekjen pasditen e djeshme teksa ishte duke mbledhur skrap duke mbledhur hekur ne germadhat e vjetra te ish-Fabrikes se llampave e cila ndodhet ne zonen industriale ne pyllin e Sodes. Ai eshte zene nen rrenoja dhe pavaresisht nderhyrjes se policise e zjarrfikesve nuk ka mundur te mbijetoje.





Varferia mesohet ta kete detyruar adoleshentin qe te punonte si hekurkthyes qe ne moshe te vogel nderkohe qe ne momentin e shembjes se godines ai ka qene duke goditur pjesen e siperme te saj me matrapyk.





Godina trekateshe ne te cilen ndodhej Ilmi Canaj ka sherbyer para viteve 90 per te perpunuar lenden e pare te qelqit per prodhimin e llampave. 16-vjecari prej muajsh me matrapykun e tij dhe mjete te tjera rrethanore punonte si hekurthyes ne keto godina te vjetra te ndermarrjes se ish-llampave per te nxjerre buken e gojes.





Canaj ishte banor i ri ne zonen industrial te Pyllit te Sodes viktima ishte duke goditur pjesen e siperme te godines dhe me pas ajo eshte shembur duke i marre tragjikisht jeten 16-vjecarit. Kushtet e veshtira ekonomike e kishin detyruar te zgjidhte kete lloj pune e cila i ka marre jeten.





Forcat e policise se Vlores se bashku me punonjes se zjarrfikeseve kane shkuar ne vendngjarje ku kane marre masat per nxjerrjen e trupit te 16-vjecarit zjarrfikeses i eshte dashur te marre dhe nje aparature oksigjeni per te bere te mundur prerjen e hekurave per te nxjerre trupin e 16-vjecarit. Ne ndihme ka ardhur dhe nje skrep i nje firme prane vendit te ngjarjes qe ka ndihmuar ne heqjen e betonit te katit te dyte domethene tavanit tashme te rrenuar i cili kishte zene nen vete adoleshentin. Pas rreth nje ore perpjekjesh trupi eshte nxjerre nga rrenojat per tu transportuar me pas me autoambulance per ne morgun e spitalit rajonal Vlore.





Te pranishem qe ne momentet e para kane qene nje autoambulance me dy mjeke te urgjences se ambulances qendrore te Vlores te cilet kane ardhur ne vendin e ngjarjes por pasi kane pare qe nuk kishin cbenin me per 16-vjecarin kane qendruar aty derisa trupi eshte nxjerre per ta transportuar ate ne morg. Viktima eshte banues ne po kete lagje por asnje nga familjaret nuk ka qene i pranishem ne vendin e rrenojave te cilat i kane marre jeten.





Zona e ish-sodes kaustike nje zone industriale eshte e njohur per ndodhi te tilla. Keto godina si soda kaostike dhe ish-fabrika e llampave pas viteve 90 jane shkaterruar teresisht nderkohe qe vitet e fundit persona te shumte kane filluar ti cmontojne keto godina te degraduara duke i shembur me cdo lloj mjeti per tu marre me pas hekurin per ta shitur per skrap me qellim qe te nxjerrin buken e gojes per shkak te papunesise.





Ky eshte rasti i trete brenda nje viti qe persona te ndryshem kane lene jeten ne keto germadha. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forcat e policise te cilat kane nisur hetimin pasi fillimisht eshte menduar se brenda germadhes ka pasur te tjere femije por nga deshmia e banoreve te zones eshte theksuar se Canaj ishte i vetem ne momentin e shembjes se godines.