Shefi i misionit evropian per vendosjen e rendit dhe ligjit, Iv de Kermabon ka garantuar sot personalisht qeverine e Kosoves se EULEX nuk po zhvillon negociata me Serbine.

“EULEX nuk po zhvillon negociata me Serbine. Kemi zhvilluar vetem takime teknike me Beogradin, Tiranen, Shkupin dhe Podgoricen me qellim luftimin e krimit te organizuar dhe permiresimin e sistemit te shkembimit te informacioneve”, ka deklaruar Kermabon ne nje tryeze pune ku ishte i pranishem edhe zevendeskryeministri Hajredin Kuci.

Gjate takimit kreu i EULEX prezantoi edhe raportin e ketij misioni per institucionet e Kosoves, qe nga fillimi i tij ne dhjetor te vitit te kaluar.