Mbi 800 njerëz janë helmuar pasi kanë ngrënë kërpudha të egra toksike në perëndim të Iranit.


Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tha se, për pasojë, 11 veta kanë humbur jetën, raporton agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.


Mbi 200 persona janë shtruar në spital, shtoi zyrtari, duke vënë në dukje se nuk ka trajtim efektiv për këtë lloj helmimi.


Sipas agjencisë Tasnim, kërpudhat në fjalë rriten të egra në rajonet malore të pjesës perëndimore të Iranit dhe duken shumë të ngjashme me ato të ushqyeshmet.


21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)