Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, i kërkoi Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të jetë i përgatitur për një qëndrim të vendosur për armët kimike të Sirisë.



Kerry tha se raporti përfundimtar i OKB-së kishte vërtetuar, përtej çdo dyshimi të arsyesueshëm, përfshirjen e qeverisë pas bombardimit me gaz sarin, i cili i kushtoi jetën mbi 1 300 qytetarëve të Damaskut në 21 gusht. Siria ka pranuar një plan të SHBA-ve dhe Rusisë për çarmatosjen kimike ose në rast të kundërt do të përballet me një ndërhyrje ushtarake perëndimore. Procesi i çarmatosjes pritet të jetë i gjatë dhe Uashingtoni kërkon që të SiriaSiria, Putin: Optimist për planinÇarmatosja, Assad kërkon kohë
Faktet për armët kimike në Siri mbajë presionin ushtarak mbi regjimin e Bashar al-Assad, nëpërmjet kërcënimeve direkte dhe rezolutave të OKB-së, nëse Damasku nuk do të zbatojë detyrimet e tij ndërkombëtare që burojnë nga kjo marrëveshje. Ndërkohë, në një zhvillim interesant gjatë ditës, zëvendëskryeministri i Sirisë tha për të përditshmen “The Guardian” se lufta në vend ka arritur në një “rremi” dhe se autoritetet janë të gatshëm të negociojnë një paqe me kryengritësit. / Top Channel