E dashur gruaja ime e vockël! Unë kam disa kërkesa për ty. Të lutem, 1-Të mos e lëshosh veten të mos biesh në melankoli.


2-Të kujdesesh për shëndetin tënd. Ruaji nga era dhe nga flladet pranverore. 3-Të mos dalësh shëtitje vetëm dhe më e mira, të mos dalësh fare për shëtitje. 4-Të ndihesh absolutisht e sigurt në dashurinë time. Deri tani unë nuk kam shkruar një letër të vetme për ty pa vendosur portretin tënd të dashur përballë vetes. 5-Të lutem të jini e kujdesshme me sjelljen tuaj jo vetëm për nderin tuaj por edhe për timin. Por edhe merrni në konsideratë paraqitjen tuaj. Mos u zemëroni me mua pse ju kërkoj këtë. Ju duhet të më doni më shumë për vlerësimin e nderit tonë.


6-Dhe së fundmi të lutem të më shkruash me hollësi në letrat e tua. Doja të dija në erdhi të na vizitojë kunati Hofer, pas largimit tim? A vjen shpesh? Pasi ti e di ai premtoi se do të vinte. Po Langesi ka ardhur ndonjëherë? Nëse po përparon piktura e portretit tuaj? Çfarë po përjetoni kohët e fundit?


Në shtator të vitit 1777, kur qëndronte në Mnneheim me nënën e tij, Mozarti u takua për herë të parë me familjen Ëeber ku i tërhoqi vëmendjen vajza e familjes Constanze, me fytyrën e bukur e sytë e zinj. Moxarti i premtoi familjes se nëse nuk martohej me Constanzen brenda tre vjetësh do ti paguante familjes së saj çdo vit 300 gulden. Ata u martuan në Vjenë më 4 gusht 1782. Ajo ishte 20 vjece ai 26. E gjithë martesa ishte ndërtua mbi dashurinë e thellë.


Constanze sëmurej shpesh po aq shpesh ishte shtatëzane. Në nëntë vite ajo lindi 6 fëmijë dhe vetëm dy prej tyre mbijetuan. Ndërkaq,edhe shëndeti i Moxartit përkeqësohej nga viti në vit, aq sa disa autorë menduan se ai vuante nga depresioni apo,sipas të tjerëve, nga sindroma Tourette.Por, meraku më i madh i gjeniut në këto vite ishte e ardhmja e Constanze-s. Vetëm pak ccaste para se të jepte shpirt, një orë pas mesnate, më 5 dhjetor 1791, ai, i shqetësuar, i tha kunatës, Sophie Ëeber: Tashmë në gjuhën time kam shijen e vdekjes. Kush do të mund ta mbështesë të dashurën time Constanze, nëse ju nuk qëndroni?


19 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)