KIRUNA- Përfaqësues nga Kombet e Këshillit të Arktikut janë mbledhur në qytetin verior të Suedisë, Kiruna, për të diskutuar se si të parandalojnë shkrirjen e detit akullnajor në Oqeanin Arktik.

Ndër të tjera, këshilli do të flasë mbi mënyrat për të punuar së bashku për një moratorium kundër shpimeve në det në këtë rajon delikat.

Kohët e fundit ekziston shqetësimi se një rrjedhje gjatë operacioneve të nxjerrjes së naftës mund të shkaktonte një katastrofë ambjentaliste ku do të ishte e pamundur të pastrohej për dekada, pasi do të kthehej në një përzierje të ngrirë uji dhe nafte.

Me shkrirjen e akullit, kompanitë e mëdha të naftës po përdorin një shkurtore në mes të Atlantikut dhe Paqësorit, dhe konkurrenca mes tyre është intensifikuar për naftë dhe gaz në Detin e Arktikut, ku vlerësoshet se në këtë rajon ka rreth 30% të rezervave të pazbuluara.

Gjithashtu, vitin e kaluar shkencëtarët thanë se “ka ndodhur një shkrirje e shpejtë ku nivelet akullnajore ranë poshtë mesatares historike”. Sipas tyre, arsyeja kryesore e shkrirjes është ngrohja globale e shkaktuar nga efekti serë.

Grupi i Këshillit të Arktikut përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kanadaja, Islanda, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Danimarka dhe Groelanda.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)